Pas reagimeve të ashpra që erdhën nga Arabia, Netflix është detyruar të heqë episodin e dytë të komedisë “Patriot Act”. Komedia satirike me komedianin Hasan Minhaj, u hoq pas një ankese zyrtare nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

“Ne mbështesim lirinë artistike në mbarë botën dhe hoqëm këtë episod vetëm në Arabinë Saudite. Vendimi erdhi pasi kemi marrë një kërkesë në përputhje me ligjin vendas”

, tha Netflix në një deklaratë.

Në epidsodin e dytë të komedisë “Patriot Act” aktori Minhaj kritikonte Princin e Kurorës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Pjesë e ketij episodi ishin gjithashtu kritikat për përfshirjen e Arabisë në Jemen.

Gjithsesi episodi i hequr nga Netflix mund të shihet në vende të tjera të botës.

Klan Plus