Anglezët duan përgjegjësinë e merkatos së Bayern Munich dhe Dusan Vlahovic

Kalimi në duart e pronarëve nga Arabia Saudite e ka shndërruar klubin anglez të Newcastle në një nga skuadrat më aktive në këtë periudhë. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, qymyrxhinjtë kanë nisur punën për të identifikuar elementë cilësorë që do rrisin konkurencën në ekip dhe do e bëjnë fitues në kampionat.

Gjithçka nis nga postet drejtuese dhe ai që pëlqehet tashmë nga pronarët e rinj është ndërmjetësi në merkaton te Bayern Munich, Laurent Busser. Ai u bashkua me bavarezët nga Leverkusen në Janar 2018 dhe ka sjellë disa lojtarë si Upamekano, Pavard dhe Dejvis.

Kjo ka krijuar avantazhe në sytë e Newcastle që kërkon të përfitojë nga cilësitë e drejtuesit të bavarezëve. Dëshira e madhe e klubit anglez është sulmuesi serb i Fiorentinës, Dusan Vlahovic. Skuadra italiane i ka vënë një çmim prej 80 milionë euro sulmuesit të tij, vlerë e cila duket se do të jetë e përballueshme për arkat e Newcastle.

Gjithashtu, pronarët kanë vënë në shënjestër dhe mesfushorin e Olimpiakos, Kamara për të cilin gjigandi grek kërkon jo më pak se 20 milionë euro.

Klan News