Projekti kinematografik ka marrë vlerësime shumë të mira dhe aktualisht është filmi më i shikuar

 “News Of The World” është projekti më i fundit kinematografik që mban firmën e aktorit të famshëm Tom Hanks.

Për realizimin e këtij projekti Hanks ka bashkëpunuar me regjisorin Paul Greengrass,i cili ka bërë edhe regjinë e këtij filmi si dhe ka shkruajtur skenarin .

Historia nis gjysmë dekade pas përfundimit të Luftës Civile, ku kapiteni Jefferson Kyle Kidd, i portretizuar nga aktori Hanks, lëviz nga qyteti në qytet. Duke qenë një veteran, ai ndan me njerzit shumë gjëra, duke treguar histori të ndryshme për presidentë dhe mbretëresha, si dhe luftëra të ashpra, ngjarje tragjike dhe aventura mbërthyese, të cilat kanë ndodhur anembanë botës.

Teksa udhëton nëpër Teksas, kapiteni Kidd takohet rastësisht me një vajzë 10-vjeçare të quajtur Johanna, e portretizuar në film nga Helena Zengel, e cila para gjashtë vitesh është adoptuar nga fisi indian “Kiowa” dhe është rritur si një prej tyre. Pavarësisht se Johanna dëshiron të qëndrojë aty ku është rritur, pa dëshirën e saj, kapiteni Kidd pajtohet ta dërgojë atë tek familja e saj.

E gjithë jeta e Jefferson kalon nëpër shumë peripercira të cilat përmbyllen më një fund të lumtur. Aktualisht ky projekt kinematografik është transmetuar në platformën e Netflix dhe ka marrë vlerësime shumë të mira.

Klan News