Jurgen Klopp u ndëshkua me klarton të verdhë pas një përplasjeje verbale në distancë me Antonio Mohamed trajnerin e klubit meksikan Monterrei, në gjysmëfinalet e botërorit të klubeve. Incidenti ndodhi kur një prej futbollisti i Liverpool Gomesz pa dashje preku topin me dorë.

Më herët ai ishte ndëshkuar me të verdhë dhe trajneri i ekipit meksikan Mohamed kërkoi që arbitri t’i jepte të verdhin e dytë. Kryesori e injoroi kërkesën e tij. Ky ishte momenti kur Klopp u tërbua dhe përqeshi trajnerin e skuadrës rivale.

Të dy teknikën u ndëshkuan për sjelljen e tyre. Në fund buzëqeshi Klopp që e pa skuadrën e tij të arrinte në finale. Liverpool kaloi në avantazh që në minutën e ‘11 me Keita. Monterrei u përgjigj me Rogelio Funes Mori. Roberto Firmino që erdhi nga stoli siguroi fitoren në minutën e ‘90. Liverpool do të luajë kundër Flamengo në finale.

Tv Klan