Presidenti i Federatës tha se ka folur me portugezin, ndërsa Kupa e Kombeve të Afrikës po afron

Federata e Futbollit të Nigerisë ka pasur bisedime me Jose Mourinho-n rreth mundësisë që portugezi të marrë detyrën e trajnerit të kombëtares.

“Super Shqiponjat” nuk kanë më një teknik, pasi Gernot Rohr u shkarkua më herët këtë muaj, ndërsa Kupa e Kombeve të Afrikës është vetëm pak javë larg.

Presidenti i Federatës Nigeriane Amaju Pinik, kërkon që të caktojë një trajner që të mund të kthejë disiplinën në skuadër dhe të ketë uri për trofe, ndërsa synimi i Nigerisë është që të fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë që nga viti 2013.

Sipas kreut të institucionit numër 1 të futbollit nigerian, ata kanë nisur bisedimet me teknikun e Romës përpara turneut. Mourinho ka disa muaj që është bërë pjesë e skuadrës së Romës.

Pavarësisht nisjes mjaft pozitive, portugezi kaloi një moment të vështirë kur skuadra e tij pësoi një humbje poshtëruese nga Bodo Glimt në Ligën e Europës me rezultatin 6-1.

Klan News