Nis tuneli i rrugës Kardhiq-Delvinë



Nis tuneli i rrugës Kardhiq-Delvinë

16:41 10/08/2020

Rama: Përfundon brenda vjeshtës së vitit tjetër

Vjeshtën e vitit të ardhshëm tuneli i Skarficës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë do të jetë i kalueshëm, duke mundësuar në vetëm pak minuta lidhjen e dy qarqeve, atë të Vlorës e Gjirokastrës.

Lajmin e dha Kryeministri Rama gjatë inspektimit të punimeve të rrugës hyrëse të tunelit, ku pavarësisht se projekti parashikon përfundimin e tij brenda 24 muajve, kreu i qeverisë mori premtimin e firmës ndërtuese për ta përmbyllur atë në një kohë rekord.

Sipas Ministres së Infrastrukturës, Balinda Balluku edhe në tre lotet e tjerë atë 4, 5 e 6 puna ka përfunduar në 80% të saj.

Deri më tani punimet kanë përfunduar në lotin 1, 2, 3 dhe 8.  Punimet për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë nisën pas një odiseje të gjatë ankimimesh dhe hetimesh, ku Komisioni i Prokurimit Publik vendosi që të jetë kompania “Gjoka Konstruksion” ajo që do të ndërtojë veprën, kundrejt një vlere prej 14.5 milionë euro.

Projekti 36.5 kilometra i këtij aksi rrugor është planifikuar që në vitin 2007. Ai do të shkurtojë distancën Tiranë-Sarandë në më pak se 3 orë udhëtim.  Kostoja për përfundimin e rrugës do të jetë 60 milionë euro.

Tv Klan




Të ngjashme