Të parët e morën mjekët, më pas të moshuarit

Ka filluar vaksinimi i parë në Luginën e Preshevës pasi dy javë pas fillimit të procesit në Serbi kanë arritur vaksinat e kompanisë Pfizer. Gjendja me Covid në këtë qytet me shumicë shqiptare në Serbi ka qenë e rëndë muajt e fundit që prej kur vazhdon gjendja e jashtëzakonshme.

Pas vaksinimit të stafit të Qendrës së Shtëpisë së Shëndetit, më pas do të vazhdohet me vaksinimin grupeve prioritare dhe të qytetarëve. Autoritetet thonë se gjendja në qytet është duke u qetësuar.

Zyrtarisht në këtë qytet ndihmën mjekësorë e kanë kërkuar mbi 4300 persona, ndërsa mbi 500 kanë qenë pozitiv muajt e fundit duke shënuar edhe një numër vdekjesh. Ndërkaq disa herë në rrezik është konsideruar edhe komuna e Bujanovcit ku jetojnë shqiptarët. 

Tv Klan