Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i kërkon Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha që të tregojnë vullnet për kompromis dhe të ulen në tryezën e bisedimeve, me qëllim tejkalimin e krizës.

 

Në një njoftim të zyrës për shtyp të institucionit të Presidentit, thuhet se kreu i shteti po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza, ndërsa ofron gatishmërinë dhe angazhimin e tij në shëbim të dialogut.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, 

thuhet në njoftim./tvklan.al