Një ditë pas aksionit te ‘Astiri’

Një ditë pas aksionit te ‘Astiri’

16:37 13/11/2019

Situata e qetë, qarkullimi vijon lirisht

Një ditë pas përplasjes së banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re dhe policisë, situata është e qetë. Gërmadhat e banesave janë gjithçka ka mbetur nga aksioni i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit.

Ndryshe nga një ditë më parë, tek Unaza e Re në afërsi të rrethrrotullimit të Shqiponjës, situata duket e qetë. Në banesat dhe bizneset e prishura vijon puna për të larguar që aty materialet e mbetura. Makinat kanë nisur të qarkullojnë lirisht në këtë segment rrugor.

Gjatë aksionit të së martës, IKMT shembi 33 objekte përgjatë lotit të parë që parashikon projekti i Unazës së Re. ARRSH ka shpallur zyrtarisht fituesin dhe së shpejti pritet të nisë puna për ndërtimin e nënkalimit në sheshin Shqiponja që do të kushtojë 1.77 miliardë Lekë.

Tenderi i parë për këtë lot, ku projekti parashikonte ndërtimin e një mbikalimi, u anulua për shkak të skandalit që ndodhi me firmën “DH Albania”, e cila kishte dorëzuar gjatë prokurimit dokumente të falsifikuara.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi