Një iPhone 13 ndryshe nga të tjerët



Një iPhone 13 ndryshe nga të tjerët

12:57 01/03/2021

Nëse jeni një person që nuk iu del kurrë memoria në telefon, Apple duket se mund t’ju vijë në ndihmë. Sipas 9to5Mac, ka të dhëna se në linjën e iPhone-ve të këtij viti do të jetë një telefon me 1TB (terabyte) memorie. Aktualisht, në telefonat iPhone memoria më e madhe që ofrohet është 512 GB, ndaj një iPhone 13 me 1TB memorie do të ishte për herë të parë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një thashethem i tillë qarkullon rreth Apple. Në Janar u fol gjithashtu që një iPhone 13 do të ofronte memorie të tillë. Nëse zërat janë të vërtetë, Apple nuk do të jetë kompania e parë që bën telefona me 1TB memorie. Samsung dhe Asus nisën të ofronin telefona me këtë kapacitet në 2019-n.

Edhe këtë vit, pritet që Apple të sjellë 4 modele të iPhone, iPhone 13 Mini, iPhone 13, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. Diferenca mes tyre, siç tashmë dihet, do të jenë kamerat, por nëse zërat janë të vërtetë, mund të jetë edhe memoria./tvklan.al







Të ngjashme