Është e paqartë nëse Jean-Claude Juncker ka zgjedhur një stil të veçantë apo thjesht ka ngatërruar këpucët. Ka shkaktuar mjaft reagime në media e rrjete sociale momenti gjatë një konferencë në Bruksel, kur presidenti i Komisionit Europian duket se ka një këpucë të zezë dhe një tjetër ngjyrë kafe.

Në pamje duket sikur Juncker, lajmërohet nga një asistente për detajin që nuk u shpëtoi të pranishmëve në sallë. Presidenti i Komisionit Europian ka përfunduar edhe më herët në qendër të mediave, veçanërisht në takime zyrtare, ku Juncker dyshohet se shfaqej në gjendje dehur.

Tv Klan