Një pikë në tre ndeshje, start i dobët për Juventus - Tv Klan

Një pikë në tre ndeshje, start i dobët për Juventus



Një pikë në tre ndeshje, start i dobët për Juventus

19:27 12/09/2021

Me mungesa të shumta Juventus nuk ia doli përballë Napolit në stadiumin Maradona. Të zotët e shtëpisë përfituan nga situata jo e mirë e bardhezinjve, përmbysën dhe fituan ndeshjen 2-1.  Juve e nisi mirë takimin me golin e Morata që në minutën e 10.

Spanjolli justifikoi besimin e dhënë në sulmin e skuadrës së Allegri. Juve krijoi mundësi por nuk arriti të shënonte golin e dyte. Me rikthimin e skuadrave në fushë pas pushimit të ndeshjes Napoli barazoi me Politano.

Skuadra e Spalletti mori kurajo dhe nuk reshti së kërkuari golin e dytë që e gjeti vetëm 5 minuta para përfundimit të ndeshjes me mbrojtësin Koulibaly.

Napoli është në krye të renditjes me 9 pikë ndërsa juve është shumë larg në vendin e 16 me vetëm një pikë.

Tv Klan








Të ngjashme