Mensur Hyseni është kampioni i ri i krahëpërkuljes

Mensur Hyseni, është pedagog i edukatës fizike nga Presheva. Prej vitesh ka pasur ëndërr të thyej rekord botërorë në përgatitje fizike. Këtë e ka arritur duke bërë 55 krahëpërkulje brenda një minute dhe atë në moshën 38 vjeç. Por, me një peshë prej 27.28 kilogramë të shtuar në çantën e tij. Ai titullin e të parit në botë ia ka marrë rekorderit rus, Jevgeni Los, i cili ka qenë i pa sfiduar tri vitet e fundit.

“Dëshironim ta testonim veten dhe të tregojmë që edhe ne si komb shqiptar të ballafaqohemi me sportistë elitarë”.

Rekordi botëror Guinness i është pranuar shqiptarit nga Presheva pas disa ditësh. Hyseni thotë se ka pasur përkrahjen e bashkëpunëtorëve të tij, por jo edhe kushtet e sportistëve që kanë mbajtur rekordin botërorë dhe gjithçka e ka bërë vet pas 5 muajsh përgatitje. 

“Pjesa më e sikletshme ishte pritja për pranimin në rekordet Guinness”.

Sportisti preshevar, thotë se pas ca kohësh pushimi, mbase do të provojë të thyejë edhe ndonjë rekord tjetër. 

Tv Klan