“Top Form” është libri më i ri i Lajla Përnaskës që shkrin pasionin e saj të të shkruarit me dëshirën për të qenë në shërbim të njerëzve. Në programin “Rudina” në Tv Klan ajo promovoi këtë libër dedikuar jetesës së shëndetshme, sekreteve të jetëgjatësisë, këshillave, studimeve më të fundit që kanë si emërues të përbashkët shëndetin.

Në fund të programit, moderatorja Rudina Magjistari u ndal te njeriu që Përnaska i ka dedikuar këtë libër. E emocionuar, ajo tha se ishte krejt e natyrshme që t’i kushtohej nënës së saj të ndjerë.

Rudina Magjistari:Ky libër i dedikohet njeriut më fisnik që kam njohur në jetë, nënës sime, Jenka”. Ia ke dedikuar nënës tënde këtë libër.

Lajla Përnaska: Mamit ia kam dedikuar, me gjithë shpirt. Është vërtet një nga figurat qendrore që ka ndikuar te të dy fëmijët, unë kam edhe një vëlla dhe në gjithë mirëmbajtjen e familjes tonë dhe sidomos nga momenti që ajo u largua nga kjo jetë, u kuptua shumë herë më tepër boshllëku që ajo ka lënë.

Rudina Magjistari: Sa vite jetoi ajo?

Lajla Përnaska: Ajo ishte 76 vjeçe. Patjetër që dedikimi ëështë shumë i natyrshëm që të shkojë direkt te ime ëmë./tvklan.al