Kastriot Tusha është bërë gjysh për herë të tretë dhe po shijon shumë këtë periudhë në aspektin profesional e familjar. Sapo ka sjellë një këngë të re, “I verbuar nga dashuria”, ndërsa njëkohësisht në familje është shtuar një anëtar i vogël. “Gjysh më të mirë nuk ka. Unë dua t’u mësoj peshkimin”, u shpreh tenori për veten në programin “Rudina” në Tv Klan në raport me mbesat e nipin e tij.

Ai na prezantoi edhe me familjen përmes fotove e videove të shfaqura duke zbuluar edhe historinë pas emrave të rrallë e të veçantë.

Kastriot Tusha: Harpër, vajza e djalit, mbesa. Dua ta filloj me gocën tjetër, me Jonën. Jona është nusja e djalit. Petrit, emrin e babait i kam vënë djalit. Është Harpëri vajza e madhe, është edhe nipi, Brani. Kurse vajza e vajzës është Lizalot. Ia ka vënë Kiliani, Elizabet ka pasur një gjyshe dhe Sharlot ka pasur një gjyshe dhe me Amisën e ndërtuan Lizalot.

Rudina Magjistari: Emra të rrallë!

Kastriot Tusha: Edhe vajzës Rudina unë ia kam vënë emrin Amisa, jo “An”, “Amisa”. “A”, Anila, nusja, Mika kam pasur një motër dhe Sadet, mamaja./tvklan.al