Teksa Garda nuk i lejon deputetët e përjashtuar të opozitës të futen në ambientet e Kuvendit, Flamur Noka nuk është përmbajtur ndaj ministrit Igli Hasani dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi.

Teksa këta të fundit kanë tentuar që të hyjnë në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare, Noka i ka shoqëruar gjatë rrugës duke ju drejtuar me fjalët “hajdutë që keni vjedhur Shqipërinë dhe qani për një karrige”.

Flamur Noka-Igli Hasanit: Jam unë përfaqësuesi, ti nuk ke punë! Ti përfaqëson hajdutët, nuk përfaqëson popullin. Ti përfaqëson narko-regjimin, ti përfaqëson hajdutët. Unë jam zgjedhur me votën e popullit, ti nuk je zgjedhur. Kur të marrësh votën hajde fol!

Noka-Peleshit: Jeni hajdutë, përfaqësoni hajdutët! Keni vjedhur Shqipërinë dhe qani një karrige. Ti përfaqëson narkosin, karrigen time kam djegur. Ti ke djegur paratë e shqiptarëve, ke djegur paratë, ku i keni çuar 50 miliardë Euro? Ku janë 50 miliardë Euro dhe qani me lot krokodili për një karrige që është e jona dhe e paguajmë ne! Hajdutë!


/tvklan.al