Teksa pritet një vendim nga ana e Sekretariatit të Etikës lidhur me kërkesën e PS-së për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës për kaosin në seancën plenare të së hënës, Flamur Noka ka thënë se nuk do të njohin asnjë vendim të “narkos apo veglave të narkos”.

Flamur Noka: Ju mendoni se deputetët e PD-së do të njohin vendimet e “narkos”? Ne jemi përfaqësues të popullit opozitar që nuk pranon çetën e hajdutëve dhe nuk pranon që Shqipëria të shpopullohet. Ne do të jemi aty. Nuk njohim asnjë vendim as të “narkos” dhe as të veglave të “narkos”!

Më tej, Noka ka theksuar se askush nuk do e intimidojë opozitës teksa ka shtuar se do do të vazhdojnë me mosbindjen civile.

Flamur Noka: Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament, është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos. Edi Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën. Ajo flaka e karrigave i ka tmerruar. Ata që kanë vjedhur 10 miliardë Euro, qajnë me lot krokodili karriget. Narko-regjim dhe mendojnë se më kërcënime të tilla dhe duke shfryrë duf, mund ta intimidojnë opozitën. Ka mbaruar ajo ditë. Opozitën do ta kenë përpara me mosbindje civile më datë 7 në Tiranë, e gjitha Shqipëria në Tiranë që të shpëtojmë nga narkot.

/tvklan.al