Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kryeministria njofton se ekipi mjekësor nën drejtimin e Doktor Arben Gjatës kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama do ta kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

Sjellim në vëmendje se më 17 Prill të 2023-shit, Kryeministri Rama iu nënshtrua një operacionit në QSUNT për heqjen e apandesitit nën drejtimin e Doktor Arben Gjatës.

Në atë rast, bluzat e bardha proceduan me metodën e laparoskopisë, kirurgjia minimale invazive, apo e quajtur ndryshe edhe si kirurgjia e mbyllur.


Kur ndodh hernia inguinale?

Një hernie inguinale ndodh kur indet, të tilla si një pjesë e zorrëve, dalin përmes një vendi të dobët në muskujt e barkut. Fryrja që rezulton mund të jetë e dhimbshme, veçanërisht kur kolliteni, përkuleni ose ngrini një objekt të rëndë. Megjithatë, shumë hernie nuk shkaktojnë dhembje.

Një hernie inguinale nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme. Mjeku ka të ngjarë të rekomandojë kirurgji për të rregulluar një hernie inguinale që është e dhembshme ose e zmadhuar. Riparimi i hernies inguinale është një procedurë e zakonshme kirurgjikale.


Njoftimi zyrtar i Kryeministrisë:

Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.


/tvklan.al