PD: Pensionistët të lënë në harresë nga qeveria



PD: Pensionistët të lënë në harresë nga qeveria

11:19 22/01/2021

“2 mln lekë fatura e kurimit, asnjë ndihmë nga shteti”

Përballja me Covid-19 Asime Çelës, pensionistes nga Tirana i ka kushtuar 2 milionë lekë. Vështirësitë e mëdha për koston e kurimit Asimja i ndau me drejtorin e kabinetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, të cilit i rrëfeu se asnjërit prej pjesëtarëve të familjes së saj që u prekën nga Covidi nuk erdhën t’i bënin as tamponin.

Dorian Teliti: Pra, juve nuk ju erdhi dikush t’ua bëjë tamponin?

Jo, jo, jo. Asnjë, asnjë, asnjë! merr në telefon këtu e merr urgjencën, merr doktoreshën e lagjes, atë të familjes që themi neve dhe absolutisht asnjë germë fare nuk lëvizën.

Dorian Teliti: Sa të shkuan në total ilaçet?

2 milionë.

Kjo pensioniste në denoncimin e sjellë nga Partia Demokratike thotë se merr një pension prej 175 mijë lekësh të vjetra në muaj dhe se për përballimin e faturës pranë i janë gjendur fëmijët.

Dorian Teliti: Të tëra vetë i pagove?

Të gjitha, të gjitha vetë.

Dorian Teliti: Sa e ke pensionin?

Unë e kam 175 mijë lekë.

Dorian Teliti: Po të mjaftojnë këto para apo të ndihmuan fëmijët?

Më ndihmuan fëmijët, tani me 175 mijë lekë të paguash infermiere e doktor, jo nuk ka mundësi.

Demokratët e cilësojnë propagandë dhe dështim premtimin e Kryeministrit për shëndetësi falas. Sipas opozitës, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se vendet e rajonit.

Tv Klan






Të ngjashme