Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit refuzoi kërkesën e disa klubeve për të shtuar lojtarët nga 4 në 5 gjatë një ndeshjeje. Ekzekutivi vendosi edhe datën 24 Gusht për nisjen e sezonit të ri të Superligës në mbledhjen e kësaj të premteje që zgjati rreth 4 orë.

Në kategorinë superiore, dy skuadrat e fundit në renditje do të zbresin në kategorinë e parë ndërsa ekipi në vend të 8 do të luajë Play Off.

Vendet e dyta të secilit grup në kategorinë e parë do të zhvillojnë një finale mes tyre dhe më pas fituesi do të përballet me skuadrën nga Superliga. Mendohet se kjo skemë do të rrisë rivalitetin sportiv.

KE mori vendime të rëndësishme, kështu sezoni që do të nisë në Kategorinë e Parë, do të përmbajë 20 ekipe të ndara në dy grupe.

Tv Klan