Nadal e Djokovic avancojnë në raundin e dytë, eliminohet Andrey Rublev te femrat

Rafael Nadal dhe Novak Djokovic e nisin me marshin e duhur Roland Garros. Tenisti spanjoll, fitues 13 herë i grand slam të Parisit, fitoi 3-0 ndaj australianit Popyrin, përkatësisht me sete 6-3, 6-2 dhe 7-6. Nadal vuajti vetëm në setin e tretë ndaj numrit 63 në botë, por avanacoi më tej pa probleme. Në turin e dytë do të përballet me francezin Richard Gasquet, numrin 53 në botë.

Akoma më e thjeshtë për Djokovic. Tenisti serb mposhti po 3-0 amerikanin Sandgren, përkatësisht me sete 6-2, 6-4 dhe 6-2. Numri një në botë dominoi totalisht ndaj numrit 66 në botë. Në raundin e dytë Nole do të ndeshet me uruguajanin Pablo Cuevas, aktualisht numri 92 në botë. Në letër mbeten ende sfida të lehta për Nadal dhe Djokovic.

Surpriza ishte eliminimi i Andrey Rublev, i cili është befasuar nga Jan-Lennard Struff, që fitoi 3-2. Rublev, numri 7 në botë u përpoq të përmbysë rezultatin, por nuk ia doli përballit rivalit gjerman. Një fillim i shkëlqyeshëm për pretendentet te femrat. Ashley Barty, Elina Svitolina dhe Jennifer Brady kaluan raundin e parë pa probleme, ndërsa duket se është drejt tërheqjes nga tenisi Venus Williams, që edhe kësaj here mposhtet që në start.

Venus, motra e ish-numrit një në botë Serena, mori vetëm 4 game në dy sete dhe tashmë ka rrëshkitur në vendin e 104 në renditjen botërore.

Klan News