Rikthehet me sezonin e ri emisioni “Pro Business” në ekranin e Tv Kombëtar Klan Plus.

Çdo të hënë në orën 21:00 do të keni mundësi të ndiqni nën moderimin e gazetares Oljana Maloku, histori të ndryshme  të kompanive; brenda dhe jashtë vendit por edhe biseda në studio me fokus aktualitetin ekonomik.

Si një format me fokus sipërmarrjen dhe ekonominë, Pro Business sjell nga viti 2019, personazhe të ndryshëm të botës se biznesit, duke u zhvendosur edhe në terren; atje ku janë ngritur themelet e kompanive, atje ku punohet dhe ku zhvillohen produkte dhe shërbime.

Që nga fillimi i këtij formati në vitin 2019, me dhjetra e dhjetra biznese janë bashkuar duke zgjedhur këtë kanal komunikimi me klientët e tyre duke marrë impakt të drejtpërdrejtë.

Ritransmetimi i Pro Business vjen në ekranin e Klan Plus çdo të mërkurë në orën 23.00 dhe çdo të shtunë në orën 15.30!

Email:  [email protected]