obamaMisioni i Trojkës për borxhin grek mund të shpërbëhet. Këtë e konfirmoi në një konferencë për shtyp Margaritis Schinas, Zëdhënësi i kreut të Komisionit Europian Zhan Klod Junker.

Në deklaratën e tij, ai citoi edhe një plan të hershëm të Junkerit, ku ai propozonte një strukturë të re më demokratike dhe më të përgjegjshme të kontrolluar në nivel kombëtar dhe europian. Gjithsesi Schinas tha se e gjitha kjo vlen për t’u vlerësuar, duke marrë parasysh qëndrimin e Greqisë.

Trojka përbëhet nga specialistë të Bashkimit Europian, Bankës Qëndrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët dhanë 2 paketat e ndihmës prej 240 miliardë eurosh për Athinën. Programi i financimit të borxhit grek përfundon këtë muaj, ndërsa kanë mbetur ende pa u lëvruar 7.2 miliardë euro.

Fundin e Trojkës e paralajmëroi edhe Kryeminstri grek Aleksis Cipras, gjatë vizitës së tij në Qipro. Për këtë çështje ai do të diskutojë të mërkurën në Bruksel me kreun e Komisionit Europian Zhan Klod Junker.

Në anën e Greqisë është pozicionuar edhe Presidenti amerikan Barak Obama, që kërkon lehtësimin e vendit nga barra e rëndë e masave shtrënguese.

Barack Obama – President i SHBA: “Nuk mund t’i mbani nën presion vende që ndodhen në depression ekonomik. S’ka dyshim që duhen kryer reforma”.

Komentet, Shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri në një intervistë për Farid Zakaria në CNN. Me mision “shpëtimi” këtë javë është edhe Ministri grek i Financave, Janis Varufakis, i cili është takuar në Londër me homologun e tij Xhorxh Osbërn dhe vijon të martën turin europian në Romë, me takimin me Pjer Karlo Padoan.

Tv Klan