Covax do të nisë shpërndarjen e kësaj vaksine

Organizata Botërore e Shëndetësisë përfshin në listën e vaksinave të rekomanduara edhe produktin e AstraZeneca-s dhe Universitetit të Oksfordit. Rekomandimi i OBSH-së është një garanci më shumë për qeveritë e vendeve të ndryshme të botës, që duan të përshpejtojnë procesin e injektimeve duke diversifikuar llojet e vaksinave në përdorim.

Më shpresëdhënës, ky lajm është për vendet që janë pjesë e Covax-it, ku bën pjesë edhe Shqipëria pasi AstraZeneca është ndër të parat dhe ndër më të mëdhatë firma farmaceutike që ka nënshkruar një marrëveshje për furnizimin e me doza të kësaj nisme që synon t’i shpërndajë ato në vendet e varfra.

Drejtuesit e OBSH-së thanë se tashmë do të nisë furnizimi edhe në vendet që nuk kanë qenë në gjendje të nisin vaksinimin me kategoritë më të rrezikuara. AstraZeneca ka marrë lejen për përdorim urgjent në 50 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian. Produkti i kësaj firme ka efektshmëri të kufizuar kryesisht tek moshat e reja, por nuk ka rezultuar shumë i sigurtë tek të moshuarit.

Vaksina e AstraZeneca-s është disa herë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur në temperatura normale frigoriferike, në dallim nga ajo e firmave Pfizer/BionTech që ruhen në minus 70 gradë. Më herët, OBSH i ka futur në listën e rekomandimeve edhe vaksinën e firmës Pfizer.

Tv Klan