Fieraku firmos me të sapongjiturit në ligën e parë turke Sakaryaspor

Odise Roshi ndryshon skuadër, por jo kampionat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakaryaspor. Roshi do të përfitojë rreth 300 mijë Euro në sezon në ekipin e ri.

Fieraku lë kështu skuadrën e Bolusporit për të nisur një aventurë të re në karrierë me ekipin e Sakarjaspor. Video e prezantimit ishte e veçantë nga ana e klubit, që i bëri jehonë firmës me 31-vjeçarin. Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri, të cilin do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2024.

Sezonin e kaluar Roshi e mbylli në radhët e Bolusporit. Ai u aktivizua në 28 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

Klan News