Fëmijët në zonat rurale nuk mund të bëjnë mësim

Institucionet arsimore janë të mbyllura prej datës 10 Mars. Ndërkohë që mësimi po zhvillohet online.

Por Koalicioni për Arsimin në Shqipëri ngre si shqetësim se mijëra familja nuk kanë akses në internet.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, 29.6 % e fëmijëve deri moshën 17 vjeç, janë të rrezikuar nga varfëria, që do të thotë se ata e kanë të pamundur të zotërojnë telefon smart, tabletë apo kompjuter.

Zhvillimi i orëve mësimore në platformën dixhitale të televizionit publik edhe pse është pozitive sipas saj po shkakton konfuzion.

Një tjetër shqetësim që Pino ngre është edhe zhvillimi i provimeve të maturës.

Ajo i bën apel qeverisë të ndërhyjë që edhe fëmijët e familjeve në nevojë të arrijnë të mësojnë si bashkëmoshatarët e tyre pasi pasojat do të jenë shumë të rënda.

Tv Klan