Operacioni në Krujë, Lleshaj: Për ata që s’e kanë kuptuar ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri

Posta

Operacioni në Krujë, Lleshaj: Për ata që s’e kanë kuptuar ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri

19:03 29/08/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me operacionin antikanabis të zhvilluar nga policia e Krujës ku përfunduan në pranga 19 persona dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Lleshaj shkruan se operacioni i sotëm në Krujë ishte një tjetër goditje e fortë dhe shpreh vullnetin e palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale.

LLeshaj ju bën të qartë atyre që sipas tij se kanë kuptuar se ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri.

Postimi i plotë i ministrit Lleshaj:  

Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi!Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit 🇦🇱👮‍♂🇦🇱 /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT