OPINION – CILESIA E KARBURANTEVE NE SHQIPERI!

Emision: 02.10.2018

Të ftuar:

Lavdrosh Feruni –  Ambientalist
Mexhan Daci – Gazetar
Luigj Aliaj – Kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve
Fatjona Mejdini – Gazetare
Nako Petro –  Inspektoriati Shteteror Teknik

Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu po diskuton mbrëmjen e kësaj të marte lidhur me cilësinë e karburanteve në Shqipëri.

Një investigim i kryer në muajin Prill të vitit të kaluar nga Qendra Shqiptare për Gazetarinë Cilësore ka nxjerrë në pah edhe njëherë cilësinë e dobët të karburanteve që përdorin shqiptarët në makinat e tyre. Sipas investigimit, kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së naftës në Shqipëri rezultojnë se tregtojnë në pjesën më të madhe gasoil të përzier me solar apo vajguri, në një kohë kur rafinimi i produktit nuk bëhet i plotë.

Për të vërtetuar këtë fakt gazetarët ndoqën rrugën laboratorike.

Ata morën 8 kampione nafte, 5 prej të cilave në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe në zonat kufitare të Shqipërisë të cilat më pas u krahasuan me tri monstra të marra në pikat e karburanteve të vendeve fqinje.

Në Shqipëri, 2 nga mostrat u morën në dy pika karburantesh në Tiranën e Re, një nga mostrat u mor në afërsi të Bradasheshit në Elbasan, një mostër u mor në qytetin e Shkodrës dhe e pesta u mor në afërsi të pikës doganore të Kapshticës.

Për të kryer analizat e mostrave të mara, gazetarët iu drejtuan laboratorit shkencor NAIAS në Pire të Greqisë, ku u mor shkalla e vlerësimit nga zero deri në 5 yje, ku zero ishte cilësia më e ulët e gjetur dhe pesë ajo më e larta.

Të tetë mostrat që u çuan nga gazetarët në Laboratorin Shkencor të Pireut, u analizuan në bazë të gjashtë parametrave; viskoziteti kinematik në 40 gradë Celsius, temperatura e flakërimit, përmbajtja e squfurit, indeksi i cetanit, densiteti dhe distilimi në temperatura të ndryshme.

Dy nga mostrat e naftës së marrë në Shqipëri në opinionin e specialistit te laboratorit grek ishin të papërdorshme, duke shprehur mundësinë që ose kanë gasoil parafinik ose vajguri.

Në një tjetër mostër të marrë në Shqipëri eksperti vlerësoi se kishte një përmbajtje të lartë produkti vajor apo solar, çka nuk e lubrifikon mirë mjetin dhe nuk prodhon fuqi të mirë kalorifike.

Një tjetër mostër po në Shqipëri del me gazoil shumë të dobët, e cila qëndron mes një nafte të rafinuar mirë dhe asaj të rafinuar në rafineri anonime.

Për sa i përket naftës së marrë në anën greke të kufirit, inxhinieri vlerësoi se ndërlidhja e mirë viskozitet-densitet-distilim e bën atë cilësore e të vlerësueshme me katër yje.

Ndërsa për mostrën e naftës së marrë në Malin e Zi rezultoi me të gjithë parametrat korrektë, ku densiteti dhe viskoziteti i lartë i japin një vlerë të shtuar sa i përket harxhimit në djegie dhe ruajtjes së motorit të makinës duke e vlerësuar atë me pesë yje.

**************************

Referendumi në Maqedoni!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*