Sali Berisha: Doja të bëhesha kritik letrar, si përfundova mjek

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një rrëfim të rrallë për veten mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”. Lideri historik i PD-së tregoi se në rininë e hershme ka dashur të bëhet kritik letrar, kjo pasi kishte dashur që fëmijë të bëhej shkrimtar, por kishte dështuar.

Edhe pse nuk u bë i tillë, Berisha rrëfeu se gjatë diktaturës ka shkruajtur artikuj mjekësorë dhe kjo ka vazhduar edhe pas shembjes së komunizmit. Ish-kreu i qeverisë tregoi se si mjekësia u shndërrua në një pasion për të.

Blendi Fevziu: Mjekësia ishte pasion apo u gjendët rastësisht?

Sali Berisha: Mjekësia ishte një pasion i jashtëzakonshëm, por në vitet e rinisë së hershme, pasioni absolut ishte letërsia dhe gjuha. Unë doja me çdo kusht të bëhesha një kritik letrar, pasi në fëmijërinë e hershme kisha dështuar të bëhesha shkrimtar i respketuar.

Blendi Fevziu: Një lloj pasioni është rikthyer në postimet në Fb ku nuk mungojnë atsmosferat letrare.

Sali Berisha: Kam shkruar gjithë jetën edhe në diktaturë kam shkruajtur artikuj mjekësorë. Kam shkruar në vitin 1991, 150 artikuj në RD-në, me emrin tim ose pseudonim. Nuk kishte Facebook atëherë se të kishte patur e kisha ndezur flakë fare.

Blendi Fevziu: Por përfunduat mjek?

Sali Berisha: Përfundova mjek se nuk kisha mundësi të ndiqja gjimnazin, që ishte kusht. Përfundova një shkollë mjekësore të mesme në Tiranë e cila automatikisht më çonte drejt Fakultetit të Mjekësisë. Por pasioni është një gjallesë, një tërësi ndjenjash që spostohet. Atë pasion që kisha për letrat, aty nga viti i dytë i fakultetit, për shkak të biologjisë formale dhe kimisë ai pasion u kthye në mjekësi.

Blendi Fevziu: Hytë brenda një pasioni që s’e dinit, por ju pushtoi.

Sali Berisha: U transformua ai lloj pasioni imi i tëri, në një përkushtim të jashtëzakonshëm tek të sëmurët.

Blendi Fevziu: Kardiologjinë e zgjodhët apo ju ra të shkonit?

Sali Berisha: Edhe këtu nuk e zgjodha vetë. Unë kisha zgjedhur pediatrinë dhe do të mbahesha në katedër sipas premtimeve që më kishte bërë prof. Selaudin Bekteshi. Por pasi u mbajta në fakultet, ndërhyrja e professor Ylli Popës, qe që unë të merrja ishte një lëndë që ka qenë si të thuash filozozofia e mjekësisë, fiziologjinë patologjike dhe ndërkohë të specalizohesha në kardiologji. Ylli Popa kishte autoritet të madh në atë kohë u vendos kjo. E kisha shumë pasion pediatrinë.

Rrëfimi i rrallë i Berishës: Si u anëtarësova në Partinë e Punës

Sali Berisha, ish-President dhe ish-kryeministër i vendit, ka bërë një rrëfim të rrallë rreth vetes së tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ish-kreu i PD-së tregoi se si u anëtarësua në Partinë e Punës. Berisha ka treguar të gjitha rrethanat që e çuan drejt një zgjedhje të tillë dhe tha se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të mbrojtur vendin e tij.

Blendi Fevziu: Si u anëtarësuat në Partinë e Punës dhe përse e bëtë këtë zgjedhje?

Sali Berisha: Rrethanat ishin të tilla. U pushtua Çekosllovakia në vitin 1968 dhe e përjetova me një dhimbje shumë të madhe pushtimin e Çekosllovakisë. Sepse kishim shumë shpresa tek Pranvera e Pragës. Krijonte një shpresë për vendet ish-komuniste.

Blendi Fevziu: Mendonit për një periudhë liberale që atëherë?

Sali Berisha: Padiskutim. Mirëpo pushtimi i Çekisë solli në plan të mundshëm pushtimin e Shqipërisë. Fliteshin këto gjëra. Së pari, Nikita Hrushovi bëri gabimin që u largua nga baza e Pashalimanit. Së dyti, reagimi i NATO-s ishte inekzsistent. Çka do të thoshte se me këto vende Bashkimi Sovjetik mund të bënte ç’të donte. E treta, në atë kohë na mblidhnin në zbor dhe shihja ushtarakë të shkolluar në Moskë që na tregonin kapacitetet e Bashkimit Sovjetik dhe unë i konsideroja ata të shitur. Në këto kushte isha i bindur të bëja çdo gjë për të mbrojtur vendin, tim. Kjo ishte arstyeja, asnjë arsye tjetër mbi to. Nuk kam patur problem as për të përmirësuar biografinë, as për karrierën, asgjë.

Blendi Fevziu: Keni besuar tek komunizmi?

Sali Berisha: Fillimisht mund të kem besuar diçka, jo plotësisht, sepse kisha në familje njerëz që më sqaronin, njerëz që kishin qenë anëtarë partie dhe ishin larguar me vullnetin e tyre.

A e ka takuar Sali Berisha ndonjëherë personalisht Enver Hoxhën?

Sali Berisha ka mohuar që të ketë vizituar ndonjëherë ish-diktatorin Enver Hoxha. Gjithashtu ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë atë.

Në një rrëfim të rrallë, Berisha pranoi që të kishte pasur oferta për të punuar në Klinikën Speciale, por tha se nëse do ta pranonte do të bëhej thjesht një shoqërues i anëtarëve të saj.

Ish-kreu i PD-së tha se ka vizituar disa anëtarë të Byrosë Politike, por kurrë Enver Hoxhën apo dhe familjen e tij.

Blendi Fevziu: Ka patur komente këto 30 vite që keni punuar brenda Bllokut. A keni vizituar ju udhëheqës të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë në atë kohë?

Sali Berisha: Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike, disa, Hysni Kapon, Haki Toskën. Por s’kam qënë kurrë mjek i Klinikës Speciale, nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderon nga fakulteti dhe spitali.

Blendi Fevziu: E ke patur si ofertë?

Sali Berisha: E kam patur sigurisht si ofertë, por nuk kam pësuar asgjë për hir të së vërtetës.

Blendi Fevziu: Pse nuk donit të shkonit si mjek në Klinikën Speciale?

Sali Berisha: Unë isha i pasionuar pas të sëmurëve dhe kërkimeve e shkencore. Dhe ajo ishte një lloj shndërrimi në shoqërues. Nuik ishte puna ime ajo. Unë nuk kam pëesuar asgjë nga ky refuzim.

Blendi Fevziu: Dhe e fundit kjo, unë nuk kam vizituar kurrë në jetën time Enver Hoxhën, dhe kurrë familja Hoxha s’më ka ftuar ndonjëherë të vizitoj Enver Hoxhën.

Blendi Fevziu: A e  keni takuar ndonjëherë personalisht Enver Hoxhën?

Sali Berisha: Mund të jem kaluar kështu, por jo  që të flas me të personalisht.

Blendi Fevziu: Personalisht nuk keni folur kurrë?

Sali Berisha: Kurrë asnjëherë!

Blendi Fevziu: Po me familjen e tij?

Sali Berisha: As me Nexhmijen asnjëherë. Kam pasur një miqësi të padiskutueshme me të renë e tij, Liljana Hoxhëqn dhe djalin e tij sokol Hoxhën.

Si erdhi Berisha në krye të PD, ish-kryeministri tregon fjalimin e jetës

Sali Berisha ka rrëfyer në emisionin “Opinion” se si u bë kryetar i Partisë Demokratike kur u themelua si parti. Ish-lideri politik i selisë blu u shpreh se ka qenë kundër kandidimit dhe të njëjtin mendim ka pasur edhe Gramoz Pashko.

Vetë Berisha tregoi se ka propozuar Azem Hajdarin, por qenë rrethanat që e bënë atë që të kandidonte dhe më pas të fitonte.

“Për shkak të shkrimeve edhe të disa faktorëve të tjerë unë kisha një status më të veçantë në atë Komision Nismëtar të PD-së. Isha i përqendruar në programin politik dhe nëse riktheni pak fjalimin tim të ditës së legalizimit, ai është fjalimi i jetës sime në çdo aspekt. Kështu që kisha një pozicion. Pasi iu bë puç Azemit, se puç ishte ai, unë kështu e quaj… atëherë e vërteta është kjo që jam marrë në mënyrë intensive me zgjidhjen e problemit dhe kam qenë kategorik kundër kandidimit tim si kryetar. Ka disa dokumente për këtë. Kam qenë unë, ka qenë Gramoz Pashko pas meje që nuk donte të kandidonte. Si ndodhi? Ndodhi se aty u zgjodhën disa anëtarë të rinj në Komitetin Drejtues dhe këta anëtarët e rinj në një farë mënyrë kur këta nuk pranojnë të marrin detyrën e kryetarit, çfarë na kërkojnë ne që të jemi anëtarë. Krijoi një situatë ajo që më detyroi të hyja në garë”, tha Sali Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se në atë garë ka marrë vota sa gjithë kandidatët e tjerë.

Pse u largua nga PD në 2013? Berisha: U betova me veten time që…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer mbrëmjen e sotme se pse vendosi që të largohej nga drejtimi i PD-së në 2013-ën.

Në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion”, lideri historik i selisë blu tha se ishte betuar me veten që në vitin 1991 se kur të humbte zgjedhjet e para ndershmërisht do të jepte dorëheqjen.

“Kam qenë i vendosur që në vitin 91… Qeveria, opozitë nuk kishte se ishte bërë qeveri, Partia e Punës dominonte propagandën. Unë betohem me veten time që zgjedhjet e para që do të humbas ndershmërisht unë do të them mirupafshim. I jam përbajtur atij premtimi”, tha Berisha.

Kur e ka njohur dhe përse e bëri pjesë të PD Lulzim Bashën, flet Berisha

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se e ka njohur që në vitin 1991 Lulzim Bashën. Asokohe, Berisha tha se Basha shoqëronte një mjek të njohur, ndërsa vetë kreu aktual i PD-së ishte gjimnazist.

“Lulzim Bashën e kam njohur në vitin 90-91, shoqëronte një mjek që punon për të drejtat e njeriut në Kosovë ai mjeku. Atëherë Lulzimi ishte gjimnazist. Shkoi për studime në Holandë dhe i njihja. Njihja të shoqën, Aurelën që punonte me një think tank të Instituti Demokratik Amerikan. Kisha një njohje, kontakte jo të afërta, por  kkisha një njohje”, tha Berisha.

Por pse e përfshiu Bashën në qeveri në vitin 2005?

“Mora një seri nga këta që punonin me armikun në Kosovë, sepse këta ndërtuan taksat aty, ndërtuan drejtësinë aty. E dyta, këta u farkëtuan në marrëdhëniet ndërkombëtare, kishte një komunikim dhe mendoj se u treguan të shkëlqyer në administratën time. Nga Kosova ka ardhur, Florian Mimaj, Petraq Milo, Edith Harxhi, kanë ardhur shumë prej tyre. Kanë ardhur dhe kanë dhenë kontribut shumë të madh”.

Berisha foli edhe për përzgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Blendi Fevziu: A e përzgjodhët ju Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike?

Sali Berisha: Absolutisht jo!

Blendi Fevziu: Nuk ndërhytë fare në proces?

Sali Berisha: Jo. Erdhi dhe më tha. Pas tij erdhi i ndjeri Sokol Olldashi.

Blendi Fevziu: Nga nënkryetarët tuaj?

Sali Berisha: Asnjëri. Vetëm këta të dy erdhën dhe që të dy u mbështetën. Unë mendova që udhëheqja tjetër e partisë të mos lobonte as për njërin as për tjetrin. KËtë u kujdesa unë që partia të ishte indiferente. Për të mos krijuar çarje./tvklan.al