Opinion – Profesione të reja!



Opinion – Profesione të reja!

Autori: Blendi Fevziu

22:00 16/06/2020

Detektivja private: Puna ime e parë ishte kur zbulova tradhtinë bashkëshortore

Shkënda Lili është një detektive private, një profesion i ri në vendin tonë, e cila investigon çështje të ndryshme sipas kërkesave të klientëve. E diplomuar për juridik, Shkënda punon prej 4 vitesh në këtë fushë dhe ka një ekip prej 4 personash të tjerë.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shkënda Lili tregoi se puna e parë që duhet të bënte pasi u fut në këtë profesion, ishte të zbulonte një tradhti bashkëshortore.

“Detektivi është një profesion si çdo profesion tjetër. Unë thjesht faktoj provat. Puna e parë ka qenë tradhti bashkëshortore. Vitet e para ka qenë vetëm kjo. Ishte grua, dhe donte ndihmë sepse kishte dyshime tek partneri i saj dhe donte ta investigonim. Vetë fjala detektiv do të thotë investigim. E ndoqa 10 ditë. Nëse partneri ka një lidhje tjetër, automatikisht do të takohet brenda 10 ditësh. Provat tona janë faktike. Fotografi, video, vendndodhje ekzakte. Provat faktohen në ambiente publike”, theksoi ajo.

Pjesë e punës së saj janë edhe njerëzit e humbur, sipas të cilës, investigimi nis pas kërkesës së bërë nga familjarë të personit të zhdukur. Më pas, nisin kërkimet duke filluar nga vendi i lindjes së të zhdukurit, datëlindja e saktë dhe të dhëna të tjera specifike.

Një tjetër aspekt i punës së saj janë edhe adoleshentët. Shkënda Lili tregoi se vitet e fundit ajo është kontaktuar nga prindër të adoleshentëve për të ndjekur se çfarë bëjnë fëmijët e tyre, pasi nuk kanë mundësi t’i kontrollojnë. Në këtë pikë, detektivja private ngriti shqetësimin e konsumimit të lëndëve narkotike nga adoleshentët. /tvklan.al




Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:00 16/06/2020