Të ftuar në Opinion: Artur Zheji, Baton Haxhiu, Ervis Iljazi, Armand Shkullaku, Sonila Meço, Endri Shabani.

Kush do të jetë Presidenti i ri? Zheji: Rëndësi ka të jetë pa b*thë

Kush do të jetë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Kjo është tema e diskutuar në emisionin Opinion në Tv Klan përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh.

Analisti Ervis Iljazi thotë se nuk ka rëndësi emri dhe nga cila forcë politike vjen, por që të jetë një person me integritet dhe të jetë i aftë.

Ndërsa gazetari Artur Zheji ka patur një opinion krejt tjetër.

Ervis Iljazi: Një president i cili flet nëpërmjet dekreteve dhe mesazheve që i dërgon shoqërisë dhe politikës. Pavarësisht se mund të vijë nga një forcë politike, nuk është problem fare. Çështja është e ka kulturën politike që të dali përtej? Zakonisht raportet midis institucioneve në një rend kushtetues më shumë sesa me norma bëhen me kulturë politike.

Blendi Fevziu: Ti mendon që duhet ta marri vetë PS-ja apo duhet ta negociojë?

Ervis Iljazi: Për mua nuk ka rëndësi fare. Unë nuk gjykoj apriori. Unë kur të shoh kandidatët do jap gjykimin tim, është i mirë apo jo. Nëse e zgjedh PS, nëse e zgjedhin bashkarisht, nëse e zgjedhin të gjitha forcat, për mua kjo….

Blendi Fevziu: Z.Sazan Guri ka shprehur dëshirën për t’u bërë…

Ervis Iljazi: Siç nuk domethënë asgjë për mua nëse do jetë grua apo burrë se kam dëgjuar dhe këtë teorinë e fundit që do jetë grua. Po pse? S’ka rëndësi… Rëndësi ka të jetë i aftë.

Blendi Fevziu: Po pse mos të jetë?

Ervis Iljazi: S’ka rëndësi… Rëndësi ka të jetë i aftë..

Artur Zheji: Rëndësi ka, më falni mund ta them, të jetë pa b*thë.

Sonila Meço: Ekzakt. Zheji e thotë në mënyrë brutale, por…

Baton Haxhiu: Edi Rama e do Sali Berishën!

Gazetari Baton Haxhiu është shprehur se Kryeministri i vendit Edi Rama, e do ish-Kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu ka thënë se sipas tij, fakti që Rama i thotë Berishës që “je i vdekur” do të thotë se e do sërish kryetar.

Sonila Meço: Sot, Edi Rama ia ka dhënë në tryezë të lehtë, ose do të bëhesh pjesë e një procesi ku nuk të njeh ai përballë sepse ai duke deklaruar nesër, se nëse Berisha është nesër, ne do të ndërpresim marrëdhëniet, nuk të ka njohur as ty. Sepse ndodh që nesër zgjidhet ai kryetar, çfarë do të bëjë Enkelejdi?!

Baton Haxhiu: Po shihet se Edi Rama e do Sali Berishën!

Blendi Fevziu: Edi Rama e do Sali Berishën?

Baton Haxhiu: Unë nuk e di prej nga po e merr këtë analizë (drejtohet Sonila Meços). E sulmoi sot Sali Berishën, të vetmin njeri që punon për të.

Blendi Fevziu: Kush është, Rama?

Baton Haxhiu: Jo, jo Sali Berisha.

Blendi Fevziu: Berisha punon për Ramën?

Baton Haxhiu: Prej kohësh… Fakti që ai i thotë se je i vdekur, ai e do prapë kryetar.

Shkullaku kërkesë Edi Ramës: Nëse presidentin do ta caktosh femër, të paktën zgjidhe të mirë

Gazetari Armand Shkullaku i mëshon bindjes së Kryeministri Edi Rama e ka menduar se cili person do të jetë Presidenti i ri i Republikës.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Shkullaku bëri edhe një kërkesë publike për Kryeministrin Rama.

Sipas tij, nëse do të jetë femër, duhet të jetë edhe e pashme.

Armand Shkullaku: Jam shumë dakord që personaliteti i dikujt krijohet në beteja, në përplasje, por në këtë rast ai e ka caktuar se kë do vërë. E vetmja kërkesë që kam unë, t’ja bëj dhe Ramës publikisht, po edhe nëpërmjet Batonit, në qoftë se do e caktojë femër të paktën ta zgjedhi të mirë.

Blendi Fevziu: Të pashme thua ti?

Armand Shkullaku: Të pashme.

Blendi Fevziu: Jo se dhe ky është bullizëm.

Sonila Meço: Po pse duhet të jetë?

Armand Shkullaku: Kam qejf të jetë e pashme.

Sonila Meço: Ti shkruaj në email, çoje në email.

Armand Shkullaku: Ajo mund të jetë femër me shumë gjasë, të paktën të jetë e pashme.

Baton Haxhiu për presidentin e ri: Do të kisha dëshirë 2 njerëz, Linda Ramën ose Lea Ypin

Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë dy emrat që do të dëshironte t’i shihte si presidente të Republikës së Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu ka thënë se do të kishte dëshirë t’i shihte si presidente Lea Ypin ose Linda Ramën.

Për këtë të fundit, Haxhiu thotë se është e pamundur pasi sipas gazetarit, Linda Rama ka një moral të lartë dhe nuk i shkon mendja të hyjë në një garë të tillë kur bashkëshortin e ka kryeministër të vendit.

Blendi Fevziu: Kë do të shihje ti si presidentin e ardhshëm pavarësisht a pranon apo jo dhe pavarësisht nëse i shkon në mendje ta propozojnë apo jo?

Baton Haxhiu: Nëse do mendimin tim se kë do të kisha dëshirë unë, unë e pamundur se unë do të kisha dëshirë 2 njerëz për të cilët unë kam respekt të jashtëzakonshëm: Lea Ypi, Linda Rama. Linda Rama nuk mund të jetë se është gruaja më e rëndësishme që ka logjikën politike, që ka informacion të jashtëzakonshëm politik, ekonomik të gjitha. Por nuk bëhet, nuk është çështje e dëshirës time. Për mua është një ndër figurat më të rëndësishme që ka shoqëria shqiptare. Linda ka moral të lartë publik dhe personal dhe jo që nuk i shkon mendja, por as nuk do të hyjë në një garë kur bashkëshortin e ka kryeministër.

Zgjedhja ime e dytë e mirë është Lea Ypi, është e kundërta e Ilir Metës, moraliste, e majtë, i duhet kësaj shoqërie, debatuese, grua. Pra janë dy femra, të cilat unë kisha pasur qejf që t’i ishin presidente.

/tvklan.al