Opinion – Arratisjet më të bujshme nga burgjet!


Opinion – Arratisjet më të bujshme nga burgjet!

Autori: Blendi Fevziu

22:00 23/11/2021

Të ftuar në Opinion: Artan Hoxha, Femi Sufaj, Klodiana Lala, Erzen Breçani dhe Ervin Karamuço.

Si u zbulua tentativa e arratisjes së Gaxhait nga burgu? Ish-zv/drejtori: U plasarit toka, pamë që…

Tentativa e arratisjes së Gaxhait nga burgu “Mine Peza” në vitin 2005 në kryeqytet është një nga rastet që ka mbetur në historinë e Shqipërinë për mënyrat e arratisjeve nga burgu.

Edhe pse nuk u realizua pasi tentativa u zbulua, ngjarja kishte organizim të mirëfilltë. Femi Sufaj, ish-drejtor i atij burgu në atë kohë, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ka treguar se si ata panë që po përgatitej një arratisje.

Sipas tij, sapo kishin mbaruar mbledhjen e mëngjesit dhe kur dolën panë që ishte plasaritur toka për shkak të gërmimeve për të bërë tunel.

“Kemi të vitit 2005 në burgun Mine Peza që është sot, të Gaxhait, shumë e sofistikuar. Unë kam qenë punonjës aty, kam qenë zv/drejtor. Kam qenë okular. Në orën 09:00 kemi zbritur nga mbledhja edhe kemi parë që ishte plasaritur toka. Një punonjës e lëvizi, u duk drita poshtë. Punëtor që punonin brenda përdornin një krik skode edhe dërrasë sipër dhe dërrasë poshtë. Duke qenë se ishin ngjitur shumë lartësi, duke e karikuar shumë krikun, u plasarit toka”.

Gërmimet po bëheshin nga një dyqan lulesh përballë burgut, ku sikurse thotë Sufaj, në atë kohë ai parkonte përditë makinën pranë atij dyqani dhe punonjësit e përshëndesnin.

“Unë parkoja përditë atje, më thoshte parko majtas, parko djathtas. Thoshte ai që punonte atje. Ata e kishin filluar atje tunelin, sepse duke punuar me lulet maskohej dheu që dilte çdo ditë atje edhe ka disa gabime dhe në informacione, po i sakti është informacioni i fundit që unë kam këtu, distanca e tunelit është 20-22 metër nga distanca deri tek zyra e oficerit të informacionit. Edhe 11 metra shkonte te objektivi. Por ai ka gabuar sepse është ngritur në lartësi. U plasa, gërrmuam, njoftuam policinë pastaj morëm qentë e Policisë së Shtetit. Bëmë apelin menjëherë dhe rezultuan gjithë të burgosurit brenda. Atëherë kjo ishte fat për ne. Një qen i Policisë së Shtetit, është futur këtu (në gropë) bashkë me policin vetëm kur ka dalë tek… Tuneli ka qenë nga 3 metër thellësi deri në gjysmë metri. I lartë sa merrte njeriun. Ata kanë punuar me mjete rrethanore, çdo kohë edhe e kanë mbushur një govatë dhe e ka tërhequr dikush. Pra kanë punuar dy vetë. Sikur 1 metër në ditë ta kenë hapur do të ketë shkuar më shumë se 20 ditë. Kështu mendoj unë”.

Si u futën armët në burgun e Drenovës, ish-zyrtari i lartë i burgjeve tregon detaje nga arratisja e vitit 2013

Femi Sufaj, ish-i lartë i burgjeve ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” detaje nga një prej arratisjeve më të bujshme që ka ndodhur në Shqipëri. Sufaj tregoi se ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në Drenovë, ku të burgosurit kishin arritur që të fusnin në qeli armë dhe morën policët peng deri sa dolën tek dera kryesore.

Ish-zyrtari i lartë i burgjeve është shprehur se arratisja ka qenë shumë e organizuar, pasi ka pasur bashkëpunotorë si brenda dhe jashtë burgut.

Arratisjet duhet të klasifikohen, nisur nga organizimi. Ajo që dhatë në Gjykatën e Vlorës ka shfrytëzuar rastin. Ajo e Korçës, ajo e Nëntorit të vitit 2013 është shumë e organizuar, shumë e sofistikuar. Ata kishin futur armë zjarri në burg. Kishin koordinuar, nëpërmjet pajisjeve elektroshtëpiake. Ishte një sistem i koordinuar me jashtë, por kësaj i kanë dhënë zgjidhje autoritetet. Ata kishin modifikuar pjesët e brendshme, për temperaturën.

Kontrolli ka qenë i dobët, janë futur pajisje dhe nuk u është bërë kontrolli siç duhet. Tani ka procedura shumë strikte. Në dhomën e dy të burgosurve të tjerë ishin futur dy armë të vogla dhe dy të mëdha. Ata ishin koordinuar, pasi kishin dhe njerëz që u prisnin. Ata u kanë bërë presion policëve, kanë hapur sektorët njëri pas tjetrit deri sa dolën tek dera kryesore”, tha Sufaj./tvklan.al








Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

22:00 23/11/2021