#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Aktualiteti politik në Maqedoninë Veriut dhe ndikimi që patën shqiptarët në zgjedhjet që u zhvilluan atje do të diskutohet mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe tyre parlamentare në Maqedoninë e Veriut ishte një surprizë, por në fakt një surprizë e pritshme. E papritur ishte numri i mandateve që VMRO-DPMNE fitoi duke i bërë shqiptarët të arrijnë numrin më të lartë historik të përfaqësimit të tyre në parlament , por duke humbur dukshëm peshën e tyre qeveritare, pasi kjo parti është dy vende larg mazhorancës për ta formuar e vetme qeverinë e re në RMV.