#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Vizita e kryeministrit Rama në Athinë, fjalimi dhe mesazhet gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në stadiumin e Galatsit. Fjalimi i Ramës ngjalli diskutime në Athinë e Tiranë, cilat ishin tezat kryesore që ai ngriti, çfarë tha, por mbi të gjitha sa ishte efikas ky fjalim në raportet shqiptaro-greke të cilat sot janë në gjendjen e tyre më të keqe në 25 vitet e fundit?

Trajtim i pikave kyçe të çështjeve politike të vendit si çfarë qëndrimi ka Rama për Erion Veliajn, për akuzat e SPAK-ut dhe për qëndrimin e tij ndaj gazetarëve? Çfarë qëndrimi ka Rama për SPAK-un vetë, kërcënimin nga SPAK-u të qeverisë së tij? Çfarë komenti ka për Gazmend Bardhin, denoncimi i të cilit ka rihapur dosjen e Olsi Ramës si dhe një koment për Ilir Metën.

Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë në emisionin Opinion në Tv Klan mesazhin që i dha kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit doli nga SPAK më 30 Prill 2024.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse bisedoi me Veliaj për akuzat që ky i fundit bëri në adresë të disa gazetarëve pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Kryeministri bëri të ditur se Erion Veliajt i tha që kishte bërë gabim me deklaratën sulmuese ndaj gazetarëve.

Rama theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nuk mbron politikisht asnjë zyrtar të përfshirë në akte korruptive.

Blendi Fevziu: Ai ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn? Shumë media e kanë lexuar të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Po çfarë janë këto mo. Po pse mo çfarë janë mediat?

Blendi Fevziu: Mediat këtë punë kanë të analizojnë mesazhet e tua.

Kryeministri Edi Rama: Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj…

Blendi Fevziu: Nuk mbron askënd? Ju thatë vetëm Zahon nuk lë të hidhet…

Kryeministri Edi Rama: More zotëri këtë e kam thënë 1000 herë dhe 1000 herë e kam përsëritur.. Unë jam ndryshe Fevzi, ky është thelbi, dhe ju nuk doni ta pranoni ok nuk doni ta pranoni. Jam ndryshe.

Blendi Fevziu: Si ndryshe?

Kryeministri Edi Rama: Jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj. Nuk them një tjetër dhe mendoj..

Blendi Fevziu: Meqë kishe një mesazh të shkurtër apo vetëm një tekst apo telefon me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama: Po i thashë.

Blendi Fevziu: Çfarë i thatë?

Kryeministri Edi Rama: Gabim shumë i madh.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryeministri Edi Rama: Sepse unë personalisht kam pasur shumë herë reagime ndaj mediave, por nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse sulmet ad ominan nuk janë sulme të denja për këdoqoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Gazetarja zbulon detajin: Polici që negocioi vetëdorëzimin e Azgan Mërnicës, i njëjti që i arrestoi babain në vitin 2002

Efektivi i policisë që negocioi për vetëdorëzimin e 23-vjeçarit Azgan Mërnica është i njëjti punonjës që arrestoi babain e tij në vitin 2002 për vrasjen e kunatit.

Ky detaj u bë i ditur nga gazetarja e Tv Klan Bleona Metushi në emisionin Opinion në Tv Klan.

Ajo sqaroi se gjatë 48 orëve që vrasësi i policit ishte në arrati, ka dyshime të forta se është ndihmuar nga familjarë të tij pikërisht në zonën ku ai fshihej.

“Ka pasur një avantazh pasi vendi ku u fsheh ishte një vend ku ishin me familjarë dhe persona të tij. Ai vetë ka deklaruar që është fshehur në pyll, megjithatë për shkak të gjendjes në të cilën u vetëdorëzua hetuesit dyshojnë që është ndihmuar nga të afërm të tij.

Gjatë kontrolleve pranë punonjësve kanë qenë daja dhe babai. Ata kanë qenë pala negociatore. Ka qenë një ultimatum që u vendos pas ngushtimit të perimetrit nga forcat RENEA. Policia e kishte të sigurt faktin që 23-vjeçari nuk ishte larguar nga zona.

Pjesa negociatore nga ana e policisë ka qenë një person i cili në vitin 2002 arrestoi të atin e 23-vjeçarit që akuzohej për vrasjen e kunatit, është akuzuar dhe dënuar për vrasje dhe ka qenë i njëjtin punonjës policie që ka bërë negociata me të atin dhe dajën.

I qetë duket në video, ashtu ka qenë edhe në dëshminë që ka dhënë përballë hetuesve. Hetuesit dyshojnë që dëshmia e bëjnë atë të krijojë rrethana lehtësuese për ngjarjen.

Hetuesit e kanë pyetur për armën që ende nuk është gjetur, ai ka thënë që e ka gjetur atë ditë armën dhe do ta dorëzonte në drejtorinë e policisë. Deri tani nuk ka shfaqur pendesë”, u shpreh gazetarja Bleona Metushi.

“Do kisha përgjegjësi politike po të mos ishte kapur asnjë ministër i PS”, Rama: Kursyem 960 mln € nga tenderat

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se do të kishte përgjegjësi politike po të mos ishte kapur në shkelje me detyrën nga drejtësia asnjë ministër i Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama është shprehur se kanë kursyer 960 milionë Euro me tenderat.

Blendi Fevziu: Një parti që ka kaq ministra dhe kaq kryetarë bashkie në burg, a mund të thuash se nuk ka marrë goditje?

Edi Rama: Unë kam punuar me 40 e sa ministra dhe nga 40 e sa ministra, janë 3 apo 4 në 10 vjet. PS vetëm forcohet dhe zgjerohet.

Blendi Fevziu: A jeni ju përgjegjës për këtë korrupsion që deri më tani ka evidentuar SPAK-u?

Edi RamaUnë deri tani jam përgjegjës që ky korrupsion po evidentohet sepse po të mos ishte PS-ja nuk do të ishte SPAK-u. Nuk ka sistem korruptiv të ngritur sepse po të kishte, Shqipëria nuk do të ishte në tavolinën e negociatave. Komisioni Evropian është institucioni i vetëm që ka dhjetëra e qindra persona të angazhuar që merren 24 orë/7 me faktet. Nuk merren me faktet 24/7 as gazetat, as televizionet dhe asnjeri. Ata merren dhe ata e dinë ekzaktësisht çfarë dhe çfarë. Unë solla shembujt atje se ndërkohë ne kemi ngritur sisteme dhe do të vazhdojmë të ngremë sisteme që e kanë ulur, nuk është rritur korrupsionit. Kjo shpjegohet me faktin se ka një luftë të thelluar kundër korrupsionit dhe këto që po dalin janë rezultat i kësaj lufte dhe këto gjëra në të shkuarën kanë qenë më flagrante dhe nuk dilnin asgjëkundi sepse nuk merrej asnjeri me to.

Blendi Fevziu: Ju vetë e ndjeni veten të njollosur nga ky korrupsion?

Edi Rama: Unë të njollosur? Si?

Blendi Fevziu: Penalisht ju nuk keni akuzë, por moralisht a keni ju ndonjë përgjegjësi? Në arrati ke zëvendësin tënd, ministra në burg, kryetarë bashkie në burg.

Edi Rama: Kjo është një arsye për t’i thënë bravo Partisë Socialiste.

Blendi Fevziu: Bravo që vjedhët?

Edi Rama: Tani mos ma banalizo. Për t’i thënë bravo PS-së sepse PS-ja është e para dhe e vetmja forcë politike që ka hequr dorë nga kontrolli politik dhe thotë që “nuk dua t’ia di fare a je zëvendësi, a je shoku, a je tjetri a je tjetri, në këtë pikë nuk ka shok, nuk ka zëvendës, por ndarje të menjëhershme”.

Blendi Fevziu: Çfarë do të quanit ju përgjegjësi politike tuajën, jo penale?

Edi Rama: Do ta quaja sikur të mos ishte kapur asnjë ish-ministër i PS-së, sikur të mos ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë përpara përgjegjësisë ata të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë që në Shqipëri ka një vjedhje masive me tenderat…

Blendi Fevziu: Këtë po thotë SPAK-u.

Edi Rama: SPAK-u nuk po thotë asnjë përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëjë raste të caktuara. E vërteta është se sikur të ishte kështu, nuk do të kishim kursyer ne gati 1 miliardë, 960 milionë Euro nga tenderat. Nëse do të ishte kështu, nuk do të kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin gara para se të vinim ne. Unë nuk kam asnjë mision për t’i mbajtur pishën njerëzve dhe as për të vënë përgjues e për t’i ndjekur nga mbrapa njerëzit dhe as nuk kam të drejtë ta mendoj që mund të bëj gjëra të tilla. Unë nuk zgjedh drejtorët. E dyta e punës, kur njerëzit zgjidhen është sikur njerëzit martohen. Ato martohen se ndjejnë se jemi në një marrëdhënie dhe nuk mund t’i thuash ti me çfarë kriteri e zgjodhe burrin apo gruan. Jeta është dinamike, njerëzit janë natyra të ndryshme dhe mbi të gjitha ka një gjë që ne nuk i kemi akoma institucionet në atë nivel që të bëjnë parandalimin në masë të korrupsionit.

“Xibraka”/ Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant kokaine në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Edi Rama: Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që unë mund të merrja. Tani ka edhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi. Të konfirmohet kallëzimi sepse ky “zotëria Çingia” është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë 2 aty në SPAK, është kjo dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë dhe jam i lumtur që gjëja është futur në rrugën e drejtësisë dhe SPAK-u ta thotë, o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe e B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia, një nga këto të dyja. Këtu nuk mund të ketë edhe kështu, edhe ashtu. Këtu, ose njëri, ose tjetri duhet të përgjigjen para drejtësisë.

“Shpëtimit i thonë Salvatore në Itali”, Haxhiu i kthehet ashpër Sulit: Ti mos ofendo këtu, respektoji

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli dhe Baton Haxhiu janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ka qenë Suli i cili ka përmendur disa nga emrat që shqiptarët mund të kenë ndryshuar në emigrim, ku ka ndërhyrë analisti Haxhiu i cili i ka thënë të mos ofendojë.

Blendi Fevizu: A u kënaqe me vizitën e Ramës në Athinë?

Marin Suli: Pafund. Të shijon në 2024-ën të shikosh si mund të katandiset një njeri që jeton për show dhe nuk jeton për kontent. Ja shiko si është katandisur.

Blendi Fevziu: I është përkulur emigrantëve shqiptarë. Tha që i është përkulur “të zotëve të barabartë të kësaj shtëpie”.

Marin SuliSigurisht që janë të zotë të barabartë të asaj shtëpie dhe ky nuk ka asnjë meritë. Në Greqi ka gati 500 mijë shqiptarë plotësisht të integruar. Kjo nuk është merita as e Ramës dhe as e ndonjë qeverie. Që të bënte gjithë këtë show, ju desh të shkulte administratën me kuq dhe me maq, aq sa e delegjitimoi dhe administrata vetë sepse i kishte ardhur në majë të hundës. Po të shikonte atë drejtorin e Fierit i ka plasur shpirti të shkreti se ka vajtur me lekët e veta. Ka harxhuar 600 mijë Lekë, rrogën. PS ka 30% të elektoratit dhe gjëja më normale që të mbledhësh njerëz.

Blendi Fevziu: Të bëri një pyetje Çuçi të tha “a ka në pasaportë ndonjë njeri që nuk e ka emrin Jorgo”?

Marin Suli: A e ka pasaportën ndonjë njeri që nuk e ka emrin “Xhenerozo” apo Salvatore”? Bujarit i thonë Xhenerozo, Shpëtimit i thonë Salvatore në Itali. Edhe italianët që ikën në Itali, Antonion e bënë Tonin, Xhezepen e bën Xhoni, por çfarë do të thotë kjo?

Baton Haxhiu: Si çfarë do të thotë kjo? Ti mos ofendo këtu.

Marin Suli: Mosdija nuk është ofendim, minimumi është mosdije. Nuk është trup të mos dish. Ma thuaj ti.

Baton Haxhiu: Çfarë do të thotë se ndërron emrin? Së paku, respektoji.

Marin Suli: Unë nuk e kam ndërruar emrin. Kryeministri i vendit tim dhe tëndit e ka ndërruar emrin.

Baton Haxhiu: A ke dëgjuar ndonjëherë për liritë dhe të drejtat e njeriut? Për të drejtën e pagëzimit dhe për t’u pagëzuar në gjuhën tënde? Kur të përmendësh elemente të tilla dhe me fjalor të tillë, të lutem kujdes për arsye se është ofendim për njerëzit të cilët realisht e ka nevojë identitare të vetën, edhe emrin dhe të drejtën për shkollim dhe të gjitha të tjerat. Unë e kam përjetuar vetë për arsye se për dallim prej jush, pushimet i kam bërë në Greqi.

Regjistrimi i pronave/ Marin Suli: Takohesh me një rilindas, pastaj të shkëlqen lëkura dhe bëhesh me lekë

Sekretari i Përgjithshëm i Omonias, Marin Suli, thotë se të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri nuk respektohet nga qeveria socialiste.

Dhe për ta ilustruar përmendi shembullin e pronave të minoritarëve në zonën e Himarës.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Marin Suli tregoi, sipas tij, se çfarë duhet të bëjnë himariotët për të regjistruar pronat.

Marin Suli: Himara ka një veçanti, që ligjin 7501 e përshtati me ndarjen fshatçe, që çfarë ishte tokë e Blendit e mori Blendi, çfarë ishte e Marinit e mori Marini dhe s’ka konflikt.

Blendi Fevziu: Po atëherë regjistrohu.

Marin Suli: Po kush të regjistron. Thonë do ju regjistrojmë në një moment të dytë. Momenti i dytë e di kur është? Kur takon ndonjë rilindas, pi një kafe. Nga aty fillon një mekanizëm që të regjistrohet toka për 3 ditë, të shkëlqen lëkura, të shtohen lekët.

Blendi Fevziu: Kë rilindas ke takuar ti?

Marin Suli: Nuk më takojnë mua. Biles po zihemi me gratë në shtëpi, na thonë bëhu një muaj drejtor të bëjmë një hotel. Bëhu drejtor me këta, bën hotel në Himarë, është e thjeshtë.

“Ka harxhuar rrogën për të shkuar në mitingun e Ramës”, ish-drejtori i Teatrit të Bylisit i përgjigjet “live” Sulit

“Drejtorit të Fierit i ka plasur shpirti të shkretit se ka vajtur me lekët e veta në mitingun e Ramës. Ka harxhuar 600 mijë Lekë, aq e ka rrogën. I ka ardhur në majë të hundës. Thotë duhet të bëj një foto që ta vërtetoj që kam qenë këtu”, ka qenë kjo deklarata e sekretarit të OMONIA-s, Marin Sulit në emisionin “Opinion” në Tv Klan gjatë mbrëmjes së sotme.

Kjo ka nxitur reagimin e personit të cituar nga ana e Sulit, i cili përmes një mesazhi dërguar në emision, ka thënë se ai është ish-drejtor i Teatrit Bylis. Teksa ka sqaruar se pse ndodhej në Greqi atë ditë, ai i ka kërkuar publikisht Marin Sulit që të tregojë se ku e ka marrë informacionin se ka shkuar me lekët e rrogës së tij në mitingun e kryeministrit Rama në Athinë.

Blendi Fevziu: Thotë “mirëmbrama, jam Klajdi Marku, ish-drejtori i Teatrit Bylis.

Marin Suli: Ish, o i ziu.

Blendi Fevziu: Dua ta pyes Z.Suli se ku e ka marrë informacionin që unë me lekët e rrogës time kam shkuar në mitingun e kryeministrit në Athinë. Për saktësi, kam qenë në Korinthos të Greqisë, i ftuar në Festivalin Europian të të Rinjve të Antikitetit në emër të qendrës kulturore në cilësinë e regjisorit të shfaqjes. Pjesëmarrja në miting ishte dëshirë e ekipit. Do ta vlerësoja nëse e lexonit.

Marin Suli: I nderuar ish-drejtor më vjen keq që ke ikur nga puna. Me çfarë lekësh vajti nga Korinthi në Galtsi, ekipi dhe ai vetë? Me lekët e partisë apo me lekët e veta? I qava hallin, thashë nga lekët e rrogës, e detyroi partia të vihej në rresht.

Ornela Çuçi: Minoritarët grekë u morën tokat gjirokastritëve me ligjin 7501

Pedagogia Ornela Çuçi thotë se nga ligji 7501 për tokat, janë dëmtuar pronarët dhe ish-pronarët.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ku diskutohej sa respektohen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, pedagogia Ornela Çuçi tha se vetë gjirokastritëve u kanë marrë tokat minoritarët përmes ligjit 7501 duke përfituar fushën e Dropullit.

Ornela Çuçi: Ne pronarët edhe ish-pronarët, se mua tokën për shembull që kam pasur në mes të Gjirokastrës ma kanë dhënë në majë të Çajupit. Njësoj i kemi dhe ne. Pra nuk është problem i juaji, është problem i gjithë shqiptarëve.

Blendi Fevziu: Minoritarët që s’kishin tokë, u bënë me tokë me ligjin 7501?

Ornela Çuçi: Patjetër, na i morën dhe ne gjirokastritëve madje, të gjithë fushën e Dropullit.

Blendi Fevziu: I ke marrë tokën znj.Çuçi?

Marin Suli: Unë?

Ornela Çuçi: Ti jo, kolegët e tu.

Baton Haxhiu: Veliaj të ketë kujdes për njerëzit e afërt të tij që të mos i mbajnë telefonat

“Të ketë kujdes për njerëzit e afërt të tij që të mos i mbajnë telefonat për arsye se vazhdon t’i cënohet integriteti i kryetarit të bashkisë”, ka qenë kjo deklarata që analisti Baton Haxhiu ka bërë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu ka thënë se telefonat janë marrëdhënie e keqe me ata që kërkojnë drejtësinë dhe korrupsionin.

Blendi Fevziu: Baton, Veliaj pa të përmendur të kishte në target, Rama thotë që “e kritikova për këtë gjë, për gjuhën ndaj gazetarëve”. Çfarë mendimi ke për këtë?

Armand Shkullaku: Shpëtuan se ishte Batoni aty, se sa herë që na kanë sharë, nuk ka thënë gjë Rama.

Fitim ZekthiMe thënë të drejtën, gjë më të shëmtuar nuk kishte, të dalë kryetari i bashkisë dhe të thojë gjëra kryetari i bashkisë se shiko “këta që më kritikojnë mua kanë bërë këtë, duan këtë, hynë këtu e dolën këtu”, pra të operojë kryetari i bashkisë me informacione që nuk i di askush nga publiku, kjo nuk e di. Ishte deklaratë e shëmtuar e kryetarit të bashkisë.

Blendi FevziuPo, Baton?

Baton Haxhiu: Një shpjegim të vogël. E para, të ketë kujdes për njerëzit e afërt të tij që të mos i mbajnë telefonat për arsye se vazhdon t’i cënohet integriteti i kryetarit të bashkisë.

Blendi FevziuÇfarë ishte kjo bombë që plase?

Baton HaxhiuËshtë dashur që të jetë më i kujdesshëm për arsye se pasojat për të, janë pasojat edhe për të tjerat. E dyta që doja të thoja që Erion Veliaj është ekzemplar, ose më mirë të themi që PS ka vendosur disa kritere për luftën kundër korrupsionit brenda vetes së saj dhe një prej kritereve ka qenë femrat që janë më pak të korruptuara dhe të shkolluarit që janë më pak të korruptuar. Tek kjo e dyta, Erion Veliaj ka treguar që është i pakujdesshëm që mandatin e njerëzve të shkolluar jashtë që i ka dhënë hapësirë Shqipëria dhe qeveria e Ramës, e kanë tradhtuar njerëzit e tij, ky ndoshta është fati i tij i keq, drejtorët e tij janë në burg. Drejtësia ka vendosur për arsye se ka fakte të mjaftueshme. Kjo shkarje serioze e njerëzve të shkolluar që i ka mirëpritur ky vend dhe kanë shkelur moralin edhe publik dhe të votuesve, tregon se një gjë serioze duhet të ndodhë në të ardhmen dhe në të ardhmen që duhet të ndodhë është lufta serioze kundër korrupsionit me 2 pika. Unë po flas për SPAK, një institucion, Byroja, SPAK dhe gjykata janë brenda një institucioni të drejtësisë.

Blendi FevziuTi shkove dhe i intervistove ata…

Baton HaxhiuNatyrisht, prandaj e thashë për telefonin (qesh). Ajo që është serioze është se element për demokracinë e këtij vendi dhe tek personat e shkolluar jashtë që ka qenë garnitura që është besuar se nuk do të korruptohen, besoj që SPAK-u është në rrugë të mirë që t’i ndalë që të mos i ndodhë kjo dhe përfaqësuesi i tyre kryesor, i cili po ashtu e ka këtë “pedigre”, duhet të ketë kujdes se telefonat janë marrëdhënie e keqe me ata që kërkojnë drejtësinë dhe korrupsionit.

/tvklan.al