Emocione të jashtëzakonshme prodhoi lamtumira e Jurgen Klopp nga Liverpool. Tekniku gjerman arriti ta mbyll me fitore eksperiencën 9-vjeçare te “The Reds”, diçka që ndodh për herë të parë pas 96 vitesh. Që prej 1928, Liverpool ndau rrugët me trajnerin i tij duke marrë 3 pikët, me të fundit që ishte Mat Mekuen. Në deklaratën e lamtumirës, ish-trajneri i Dortmund zbuloi edhe pasuesin e tij, Arne Slot nga Fejnordi.

Përgjatë karrierës së tij në “Anfield Road” Klopp ka drejtuar nga stoli Liverpoolin kundër 75 kundërshtarëve të ndryshëm duke shijuar sukses ndaj shumicës. Në fakt, 56-vjeçari nuk ka arritur të mposht vetëm Real Madrid, Sionin dhe Sevijën, teksa këtë sezon, Liverpool ka qënë gjahtare e golit pas minutës së 76-të. Në këtë periudhë kohore, skuadra e Klop ka shënuar 40 herë, shpesh për të marrë fitoren. Ecuria më e mirë e Liverpool të Klop ka qenë padyshim ajo e titullit kampion, kurorëzuar në një sezon fenomenal gjatë 2019-2020.

Me 18 fitore radhazi mes tetorit dhe shkurtit të atij sezoni, Liverpool e mbylli kampionatin me 99 pikë, më shumë se asnjëherë në historinë e klubit. Një shifër që vështirë se mund të thyhet është edhe mesatarja e fitoreve. Klop largohet nga Liverpool me 60.9% të takimeve të fituara në të gjitha garat, më e larta se çdo trajner në më shumë se 50 ndeshje që ka qenë nën drejtimin e Reds.

Klan News