Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gazetari: Si ju duken seancat parlamentare, ku përdoret fjalor i pahijshëm?

Qytetarja 1: “E turpshme”.

Gazetari: E çfarë bëni ju në ato raste?

Qytetarja 1: “Nuk e ndjek politikën dhe mundohem ta shmang gjithmonë”.

Qytetari: “Bejnë atë që të mos ta hapësh kur ke fëmijë aty dhe ku ta dijë unë.

Gazetari: Pra ju nuk i shikoni fare seancat parlamentare?

Qytetari: “Shumë rrallë, po vetëm si kalim domethënë”.

Gazetari: Të pëlqeu fjalori që u përdor dje në parlament?

Qytetarja 2: “Jo mu duk shumë i papërshtatshëm për parlamentarët”.

Gazetari: Çfarë përcjell emocionalisht tek ju?

Qytetarja 2: “Vetëm injorim për ata deputetë”.

Gazetari: Si ju duk fjalori që përdorën në parlament?

Qytetarja 3: “Vulgar paksa”.

Gazetari : Çfarë përcjell emocionalisht tek ju?

Qytetarja 3: “Asgjë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame