Oqeanet do të ndryshojnë ngjyrë – TV KLAN

Oqeanet do të ndryshojnë ngjyrë

 Shkak janë temperaturat e larta

Oqeanet do të ndryshojnë ngjyrë. Brenda fundit të këtij shekulli, gjysma e tyre është e destinuar të marrë nuancë blu ose të gjelbër më të errët si pasojë e rritjes së temperaturës së ujit.

Shkencëtarët shpjegojnë se temperatura më e lartë modifikon përmasat e gjallesave detare siç janë disa lloje algash që popullojnë sipërfaqen e oqeaneve, duke ndikuar edhe në ngjyrën e tyre. Gjithashtu ndryshimet klimatike dhe pasojat që sjellin do të pakësojnë apo shtojnë edhe sasinë e disa llojeve algash që ndikojnë në ngjyrën e deteve dhe oqeaneve.

Në studim gjithashtu vërehet se pasojat e ndryshimeve klimatike janë zinxhir, pasi me pakësimin e fitoplankton, do të reduktohet edhe ushqimi për të gjithë konsumatorët e detit, përfshirë peshqit, me rrjedhoja negative edhe për burime ushqimore për njeriun.

Klan Plus

 

 

 

 

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione