Ditët e verës janë më të rrezikshme për lëkurën tonë, veçanërisht kur ekspozimi në diell është më i lartë.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që të jemi të pajisur me një krem dielli, dhe se duhet të kemi një mbrojtje maksimale ndaj rreze UVA dhe UVB, që janë shumë të rrezikshme për lëkurën, pasi shkaktojnë kancer dhe plakje të parakohshme, por shumë prej nesh ende nuk janë plotësisht të sigurt se si të kenë një mbrojtje të lartë të lëkurës.

Një studim tregoi se vetëm 15% e femrave mbi moshën 18 vjeç aplikonin krem dielli, dhe vetëm 48% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar përdornin krem dielli kur moti ishte i nxehtë dhe rrezet e diellit të forta.

Por dermatologët sugjerojnë që të ndiqen disa hapa për të patur një mbrojtje maksimale të lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.

Aplikoni krem dielli në fytyrën tuaj çdo ditë

Lëkura ka ngjasë që të mos digjet gjatë ditëve të muajve të dimrit, ku rrezet UVB janë më pak të forta, por megjithatë rrezet UVA janë prezentë në çdo ditë të vitit. Rrezet UVA depërtojnë thellë në lëkurë dhe dëmtojnë kolagjenin, duke shkaktuar kështu rrudha, pigmentin dhe shenja të tjera të plakjes. Dermatologët sugjerojnë që kremi i diellit të përdoren çdo ditë të vitit dhe të aplikohet pas kremit hidratues dhe para grimit.

Kremi hidratues dhe fondatina me SFP nuk janë të mjaftueshme

Shpesh biem “preh” e iluzionit në rastet kur kremi hidratues apo fondatina përmbajnë SPF, edhe pse mendojmë se mund të jemi të mbrojtur nga rrezet e diellit e kemi shumë gabim. Sipas dermatologëve duhet të mendojmë se cili është produkti dhe funksioni parësor që ka, pasi kremi hidratues si funksion kryesor të tijin ka hidratimin e lëkurës dhe jo mbrojtjen e saj.

Kremi i diellit me faktor 50

Për të patur një mbrojtje sa më të fortë ndaj rrezeve të forta, sugjerohet që të përdoret kremi i diellit i cilin përmban faktorin 50. Ideja e SPF 50 shpesh duket e gabuar, pasi njerëzit mendojnë se ka një teksturë të trashë dhe është i rëndë për t’u aplikuar në lëkurë. Madje shumë njerëz mendojnë se një faktor kaq i lartë nuk është kaq shumë i nevojshëm. Megjithatë sipas dermatologëve faktori 50 është ideali për të patur një lëkurë të mbrojtur dhe të shëndetshme në këto ditë të nxehta.

Përdorni më shumë sasi nga sa mendoni

Kur ekspozimi në diell është për një kohë shumë të gjatë rekomandohet që të përdoret një sasi më e madhe e kremit të diellit me faktor 50. Gjithashtu dermatologët sugjerojnë që të vendoset krem dielli edhe në pjesë të tjera të trupit të cilat janë të ekspozuara, si krahët apo këmbët, gjithashtu sa herë që aplikoni kremin e diellit në fytyrë duhet të mos harroni ta vendosni edhe në qafë.

Por përdorimi i kremit të diellit çdo ditë nuk duhet që të pengojë prodhimin dhe marrjen e vitaminës D, për këtë mund të merret një suplement ditor që mund të përdoret gjatë ditëve të vjeshtës dhe të dimrit për të ruajtur nivelin optimal.

Riaplikoni kremin e diellit

Një hap shumë i rëndësishëm për një mbrojtje të mirë të lëkurës, është që të bëhet riaplikimi i kremit të diellit, sidomos pas aktiviteteve fizikeve, djersitjes dhe notit duhet me patjetër që të vendoset përsëri kremi mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Dermatologët rekomandojnë që riaplikimi të bëhet çdo dy orë.

Edhe lëkurat më të errët kanë nevojë për mbrojtje

Kremi i diellit duhet të përdoret pavarësisht ngjyrës së lëkurës, pasi të gjitha tonet e lëkurës mund të digjen dhe të tregojnë shenja të plakjes nga rrezet e forta të diellit. Disa mendojnë se produktet të cilat nxisin nxirje më të shpejtë të lëkurës kanë edhe faktor mbrojtës, por në fakt ky është thjesht një mit, pasi në çdo rast duhet që të përdoret kremi mbrojtës.

/tvklan.al