‘Scrunchies’ me përmasa të mëdha mund të na sjellin automatikisht në mendje vitet ’80, por si pothuajse çdo trend tjetër i modës ato janë kthyer në qendër të vëmendjes dhe kanë fituar “titullin” e aksesorit të verës 2024.
Sipas TikTok dhe Pinterest, ‘scrunchies’ njëngjyrëshe me shumë pëlhurë, në saten, dantella, mëndafsh apo edhe opsione me grep janë më të preferuarat. Ato e bëjnë çdo model flokësh të duket më i freskët dhe janë aksesor që bie në sy, sidomos kur vesh diçka tejet të thjeshtë.
/tvklan.al