Bikinit “e arta” të veshura nga Carrie Fishen në xhirimet e filmit “Return of the Jedi” janë shitur në ankand për vlerën e 175,000 dollarëve.

Veshja është e përbërë nga shtatë pjesë, të cilat përfshijnë aksesorë që vendosen në krahë dhe kofshë. Veshja iu shit një blerësi, emir i të cilit ende nuk është bërë publik, në një ankand që u mbajt dy ditë, i cili përmbante më shumë se 500 artikuj të Hollywood-it.

I veshur nga ‘Princesha Leia’ pasi ajo kapet nga ‘Jabba Hutt’ dhe detyrohet në skllavëri, kostumi është bërë një kulti i preferuar në mesin e fansave të “Star Wars”.

Bazuar në skicat e stilistit Nilo Rodis-Jamero, veshja është krijuar nga argjendari dhe skulptori Richard Miller nga rrëshira dhe uretani.

Shitja dy-ditore e Heritage Auctions, e cila përfundoi të premten, arriti një total prej 5.9 milionë dollarësh. Artikulli tjetër i madh i ankandit ishte një pjesë tjetër e historisë së “Luftërave të Yjeve”, një model i krahut Y i përdorur në ekran që drejton një sulm ndaj “Yllit të Vdekjes” përpara se të shkatërrohej nga Darth Vader në filmin “A New Hope” të vitit 1977.

“E kam thënë në mënyrë të përsëritur. Dëshira e koleksionistëve për të zotëruar një pjesë të historisë së Hollywood-it  mbetet intensive dhe e pangopur, dhe ne ndiejmë krenari dhe kënaqësi të madhe në ndarjen e këtyre momenteve të pashlyeshme”, tha zv. presidenti ekzekutiv i Heritage Auction, Joe Maddalena, në një deklaratë për shtyp, pas përfundimit të ankandit./tvklan.al