Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Francë nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo.

Osmani ka vizituar Francën me rastin e Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë.

Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se ‘Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare’./Klan Kosova