Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.

Policia njofton se mjeti tip “Volkswagen” me drejtues 60-vjeçarin me iniciale L.F. është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues qytetarin me iniciale I.P.

Për pasojë, 60-vjeçari nuk ka mundur të ju rezistojë dëmtimeve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al