Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën Korçë-Pogradec.

Në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pajetë 40-vjeçari Florant Palla, banues në fshatin Petrushë.

Policia thotë se sipas këqyrjes paraprake të trupit të pajetë dyshohet të jetë përplasur nga një makinë, e cila më pas është larguar në vendin e ngjarjes.

Tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit si dhe për të zbuluar mjetin që dyshohet se ka aksidentuar për vdekje 40-vjeçarin.

Policia po kontrollon në servise dhe ambiente të ndryshme në rrugën Korçë-Pogradec e në fshatrat përreth me qëllim gjetjen e makinës./tvklan.al