Një nga surprizat e këtij sezoni televiziv në ekranin më të madh shqiptar Tv Klan, do të jetë seriali më i ri turk, që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Familja”, që për herë të parë do të vijë i dubluar në Shqip.

“Vjen për publikun shqiptar një serial turk i dubluar në Shqip. Në versionin më origjinal, me teknologjinë më të avancuar. Dublimi në Shqip do të vijë në mënyrën më cilësore, në mënyrën më perfekte. Është një serial dramatik, triller, aksion, është një histori shumë e bukur dashurie midis Asllanit dhe Devinit, që janë dy personazhet kryesore. Aktori kryesor është aktori me origjinë shqiptare, Kıvanç Tatlıtuğ dhe unë si Drejtor Programacioni gjithmonë kam marrë serialet ku ai ka interpretuar, sepse është një aktorët më të mirë turq”, shprehet drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani.

Është kompania “Helium” që ofron këtë mundësi dublim, në Europë dhe më gjerë që ofron këtë mundësi dublimi, i cili vendos një standard të ri dublimi në Shqipëri, njëjtë si origjinali, dhe që ekskluzivisht promovohet për herë të parë në ekranin e Tv Klan.

“Nga audio një, në audio dy, e vetmja gjë që do të ndryshojë është gjuha. Jemi pionerët e parë në Europë që po sjellim me këtë forme teknologjie të avancuar, këtë lloj kualiteti për të cilën Shqipëria vërtetë ia vlen të jetë krenare”, thotë Drejtori i Grafikës dhe Promocionit në Tv Klan, Genc Gjineci.

“Një proces klasik i dublimit, nga mënyra e aktrimit, mënyra e sinkronizimit, mënyra e interpretimit të akustikës së skenave”, shton Aldion Kola, Sound Designer.

Seriali “Familja” do të nisë nga e shtuna me 3 e episode premierë në orën 20:05 në Tv Klan.

Tv Klan