Wikileaks publikoi të mërkurën një dokument të klasifikuar nga Marrëveshja e Tregtisë së Shërbimeve, TISA, një pakt gjigant tregtar i negociuar në mënyrë sekrete mes SHBA – ve, BE – së dhe 22 vendeve të tjera, mes të cilave Australia, Japoni, Izraeli etj. Marrëveshja në fjalë, ashtu si ajo e tregtisë së lirë mes SHBA – ve dhe BE e firmosur nga vetë Presidenti Obama në Mynih, ka në thelb liberalizimin e mallrave dhe njësimin e tregjeve.

Sipas dokumentit të nxjerrë nga Wikileaks, marrëveshja e TISA – s, ndrydh tagrin e vendosmërisë së qeverive sovrane dhe u jep më shumë fuqi kompanive tregtare. Këto të fundit do të ushtrojnë gjithnjë e më shumë presion ndaj shteteve, duke përcaktuar edhe rregullat ekonomike.

Interesat në lojë janë të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shërbimet tregtare që përfshihen në këtë marrëveshje përbëjnë 75% të ekonomisë. Liberalizimi i tregut mes Bashkimit Europian dhe SHBA – ve, nxiti protesta të shumta në Mynih. Gjermania ishte një nga vendet nismëtare të ujdisë, ndërsa Franca u pozicionua kundër, me Presidentin François Hollande, i cili nuk pranoi firmosjen e saj.

Tv Klan