Ish-komisari që u vra 5 vite më parë shpallet “Qytetar Nderi”

Pallati i Kulturës së Bashkisë së Kamzës do të mbajë emrin e Dëshmorit të Atdheut Artan Cuku, ish-komisarit të Policisë së Shtetit që u shpall dhe “Qytetar Nderi”. Cuku u vra më 8 Prill në vitin 2017 n  hyrje të pallatit të tij në rrugën e “Kosovarëve”, në Tiranë. Gjatë ceremonisë, i pranishëm ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Dëshmorët e Atdheut janë pjesa më e ndërgjegjshme e vendit dhe se nuk duhet të ketë më policë të vrarë. Kontributin e Cukut e kujtoi edhe kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili vite më parë ka mbajtur disa poste në Policinë e Shtetit.

Për vrasjen e tij u arrestua Mikel Shallari. Ai u dënua me 10 vite burg dhe iu dha statusi i dëshmitarit të mbrojtur, pasi pranoi të rrëfejë emrin e Bledar Jambellit personi që e pagoi për vrasjen e Cukut. Sipas hetuesve, Jambelli u hakmor për një arrestim që Cuku i bëri në qytetin e Fierit si vrasës me pagesë në Dhjetor të vitit 2012.

Klan News