“Edhe me 51% ke legjitimitet të vazhdosh”

Deputeti i PD dhe njëkohësish kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të partisë Lulzim Basha i cili tha se sondazhet që ai ka bërë tregojnë se ka mbështetjen e 95 përqind të demokratëve. Në një postim në rrjetet sociale, Paloka i sugjeron Bashës të kërkojë votëbesim.

“Lul ! Nëse ke bindjen se 95% e demokratëve të mbështesin, atëherë na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve. Mos jep dorëheqje, nëse ke bindjen që ke vepruar drejtë dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votëbesimin e tyre dhe ndale përçarjen që po thellohet çdo ditë më shumë prej vendimit tënd personal të 9 Shtatorit! Nëse 51 % e jo 95 % e demokratëve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD-së”, thotë Paloka në reagimin e tij.

Tv Klan