Ajo që ndodhi të mërkurën në Washington ishte skenë e rrallë që ngjalli reagime të shumta në mbarë botën. Amerika dhe Kongresi Amerikan u bastisën nga turma.

Mbështetës të Presidentit tashmë në ikje, Donald Trump u futën brenda godinës të Capitol, duke i detyruar ligjvënësit që të strehoheshin diku tjetër dhe duke pezulluar debatin e Dhomës dhe Senatit.

Kongresi ishte mbledhur për të konfirmuar fitoren e Kolegjit Elektoral të presidentit të zgjedhur Joe Biden, konfirmim i cili ndodhi shumë orë më vonë.

BBC sjell në foto disa prej momenteve që padyshim do të ngelen gjatë në kujtesën e mbarë botës./tvklan.al