Policia në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po heton vrasjen e një të riu, i cili gjatë ngjarjes ishte duke larë makinën, por një person i armatosur e qëllon në qafë papritur.

Pamjet e frikshme janë shpërndarë nëpër media dhe tregojnë momentin kur vrasësi afrohet pranë viktimës, i cili ishte në gjunjë pasi po lante makinën dhe e qëllon dy herë.

Ngjarja ndodhi të shtunën, ndërsa plumbat ishin fatale për viktimën. Ai është një 35-vjeçar. Policia e New York-ut thotë se ende nuk ka një dyshuar apo një motiv pse ndodhi vrasja. Asnjë person nuk është shoqëruar apo arrestuar.

Siç shikohet nga pamjet, autori lëviz në rrugë i qetë. Fytyra nuk i dallohet në pamjet e regjistruara, ndërsa viktima as që e ve re prezencën e tij./tvklan.al