“Takimi është një hap i dobishëm që i shërbeu dialogut me Opozitën.” Kështu është shprehur sot kryeministri Majko në një takim që bëri me përfaqësuesit e partive të koalicionit Aleanca për Shtetin. Kryeministri Majko përveç se informoi përfaqësuesit e koalicionit Legisin, Gjinushin, Cekën, Xhuvelin dhe Melon ,priti dhe konsultime me ta në lidhje por dhe me vazhdimin e dialogut me Opozitën.

Edhe krerët e Aleancës për Shtetin e vlerësuan pozitivisht takimin me kryeministrin Majko me liderin e Opozitës Berisha. Neritan Ceka në lidhje me këtë takim tha: “ Ky është takimi i radhës pas vendimit që morëm javën e kaluar. Tema kryesore e bisedës së këtij takimi ishte takimi mes Pandeli Majkos dhe Sali Berishës. Takim i cili u vlerësua pozitivisht, si një takim normal. Ne mendojmë se në takim përveç grevës së studentëve ishte pozitive që u diskutua për çeshtjen e Kosovës. Mendojmë se midis Pozitës dhe Opozitës ka mjaft gjëra të përbashkëta për tu diskutuar edhe për çeshtjen Hajdari. Reagimet e huaja kanë qënë pozitive për këtë takim./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj